🌤️
Tiranë 12°C · Kryesisht kthjellët 20 May 2026
S&P 500 7,354 ▼0.67%
DOW 49,364 ▼0.65%
NASDAQ 25,871 ▼0.84%
NAFTA 104.18 ▲0.03%
ARI 4,488 ▼0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007 EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007
₿ CRYPTO
BTC $76,754 ▼ -0.38% ETH $2,108 ▼ -1.26% XRP $1.3583 ▼ -2.37% SOL $84.1900 ▼ -1.41%
S&P 500 7,354 ▼0.67 % DOW 49,364 ▼0.65 % NASDAQ 25,871 ▼0.84 % NAFTA 104.18 ▲0.03 % ARI 4,488 ▼0.51 % S&P 500 7,354 ▼0.67 % DOW 49,364 ▼0.65 % NASDAQ 25,871 ▼0.84 % NAFTA 104.18 ▲0.03 % ARI 4,488 ▼0.51 %
EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007 EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007
20 May 2026
Breaking
Shendeti

“Pompa e fshehur e gjakut”/ Si ndikon përtypja më e gjatë në tru, kujtesë dhe uljen e stresit

Përtypja më e gjatë e ushqimit nuk ndihmon vetëm tretjen, por mund të përmirësojë edhe funksionin e trurit, kujtesën dhe përqendrimin, madje të ndihmojë në uljen e rrezikut të Alzheimerit dhe demencës, sugjerojnë studime të fundit shkencore sipas një artikulli të BBC.

Ekspertët e lidhin përtypjen me rritjen e qarkullimit të gjakut drejt trurit, duke e cilësuar atë si një lloj “pompe të fshehur gjaku”. Sipas Mats Trulsson, profesor në departamentin e shëndetit dentar në Karolinska Institutet në Suedi, teoria është se përtypja funksionon si një pompë që dërgon më shumë gjak në tru dhe ndihmon në mbajtjen aktive të tij.

Nga tretja te funksioni i trurit

Në nivelin më bazik, përtypja copëton ushqimin dhe e përzien atë me pështymën, duke e bërë më të lehtë gëlltitjen dhe tretjen. Ajo rrit prodhimin e enzimave tretëse dhe ndihmon stomakun dhe pankreasin të përgatiten për përpunimin e ushqimit.

Sipas studiuesve, përtypja më e gjatë ndihmon gjithashtu në përthithjen më të mirë të lëndëve ushqyese dhe krijon ndjesi më të madhe ngopjeje, duke bërë që njerëzit të konsumojnë më pak kalori.

Në një studim të vitit 2009, pjesëmarrësit që përtypnin bajamet më shumë herë përthithnin më mirë yndyrat dhe energjinë nga ushqimi. Një tjetër studim tregoi se personat që përtypnin ushqimin 40 herë ndiheshin më të ngopur dhe kishin nivele më të ulëta të hormonit të urisë, ghrelin.

Ekspertët shpjegojnë se trupit i duhen rreth 20 minuta për të dërguar sinjalin e ngopjes në tru, ndaj ngrënia e ngadaltë dhe përtypja më e gjatë mund të ndihmojnë edhe në kontrollin e peshës.

Lidhja me Alzheimerin dhe kujtesën

Shkencëtarët po studiojnë gjithnjë e më shumë lidhjen mes përtypjes dhe shëndetit të trurit. Humbja e dhëmbëve dhe problemet me përtypjen janë lidhur me rrezik më të lartë për Alzheimer dhe demencë.

Në një studim ku morën pjesë më shumë se 28 mijë persona mbi 50 vjeç në 14 vende europiane, ata me aftësi më të mira për përtypje rezultuan me kujtesë më të mirë, aftësi më të larta komunikimi dhe rezultate më të mira në testet njohëse.

Një tjetër studim me persona të moshës 55–80 vjeç tregoi se ata që ruanin më shumë dhëmbë natyralë kishin kujtesë afatgjatë më të mirë.

Sipas studiuesve, kjo mund të lidhet me faktin se aparati i përtypjes është i lidhur me hipokampusin, zonën e trurit që kontrollon kujtesën dhe që dëmtohet herët te pacientët me Alzheimer.

Përtypja ul stresin dhe rrit përqendrimin

Përtypja është lidhur edhe me uljen e stresit dhe ankthit. Disa studime tregojnë se çamçakëzi mund të rrisë përqendrimin dhe vigjilencën përkohësisht gjatë detyrave mendore.

Në një eksperiment, personat që përtypnin çamçakëz kishin nivele më të larta përqendrimi dhe më pak stres gjatë kryerjes së detyrave njohëse. Studiuesit zbuluan gjithashtu ulje të nivelit të kortizolit, hormonit të stresit.

Edhe tek studentët që përgatiteshin për provime, përtypja e çamçakëzit për të paktën 30 minuta në ditë u lidh me nivele më të ulëta stresi, ankthi dhe depresioni.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se nuk ekziston një numër “magjik” për sa herë duhet përtypur ushqimi. Ata rekomandojnë ngrënie më të ngadaltë dhe përtypje të kujdesshme, deri në momentin kur ushqimi ndihet i gatshëm për t’u gëlltitur.

Nga evolucioni te zakonet moderne

Sipas studiuesve të evolucionit, njerëzit e hershëm kalonin shumë më tepër kohë duke përtypur sesa sot, pasi konsumonin ushqime më të forta si fara, arra dhe rrënjë. Sot, njerëzit përtypin mesatarisht vetëm 35 minuta në ditë, ndërsa primatët si shimpanzetë dhe gorillat kalojnë disa orë duke përtypur ushqimin.

Ekspertët sugjerojnë zgjedhjen e ushqimeve më të forta dhe me më shumë teksturë, si frutat e plota, tërshëra apo farat, pasi ato ndihmojnë në ngadalësimin e ngrënies dhe rrisin ndjesinë e ngopjes.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.