☁️
Tiranë 18°C · Vranët 09 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.42 ▼0.08%
ARI 4,221 ▲1.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $82,344 ▲ +0.64% ETH $2,477 ▲ +0.43% XRP $1.3876 ▲ +0.99% SOL $108.6900 ▼ -0.39%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.42 ▼0.08 % ARI 4,221 ▲1.54 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.42 ▼0.08 % ARI 4,221 ▲1.54 %
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
09 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Toshkovski: Viktima duhet të jetë në qendër të çdo ndërhyrjeje policore

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot vizitoi nëpunësit policorë të cilët po ndjekin trajnimin e organizuar nga Qendra e Trajnimit pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe UNFP-së, në kuadër të projektit “Parandalimi dhe mbrojtja nga dhuna me bazë gjinore – Faza 3”, i mbështetur nga Ambasada Britanike në Shkup.

Bëhet fjalë për një nga tetë ciklet e trajnimeve për “Edukimin fillestar të profesionistëve për dhunën me bazë gjinore ndaj grave dhe dhunën në familje dhe përgjigjen multi-sektoriale”, nëpër të cilat do të kalojnë gjithsej 200 nëpunës policorë nga të tetë Sektorët e Punëve të Brendshme, përkatësisht udhëheqës të rajonit të sigurisë, udhëheqës ndërrimi dhe inspektorë përgjegjës për veprim sipas kallëzimeve për dhunë në bazë gjinore dhe dhunë familjare.

Trajnimet janë të orientuara drejt forcimit të kapaciteteve dhe kompetencave të nëpunësve policorë për veprim të shpejtë, profesional dhe të ndjeshëm në rastet e dhunës në bazë gjinore dhe dhunës familjare, me theks të veçantë në mbrojtjen dhe mbështetjen e viktimave.

“Çdo nëpunës policor që vepron në raste të tilla duhet të jetë i përgatitur profesionalisht, me përgjegjësi dhe empati për të siguruar mbrojtje dhe mbështetje për viktimat. Qëllimi ynë është që viktima gjithmonë të jetë në qendër të përgjigjes institucionale”, theksoi ministri Toshkovski.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.