Maqedonia

Poposki në sesionin e Parlamentit Evropian për migracionet

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki me ftesë të kryesuesit me Komisionit për punë të jashtme të Parlamentit Evropian, Elmar Bok, sot në Bruksel do të marrë pjesë në sesionin kushtuar migracioneve përmes vendeve nga Ballkani Perëndimor.

Siç njoftoi MPJ-ja, krahas anëtarëve të Komisionit për punë të jashtme të PE-së, në mbledhje është parashikuar pjesëmarrja e përfaqësuesve të parlamenteve të vendeve-anëtare të BE-së, përfaqësuesve qeveritarë të Republikës së Serbisë dhe Republikës së Turqisë, si dhe përfaqësues të institucioneve evropiane dhe organizatave ndërkombëtare.

Në mbledhje pritet që ministri Poposki të ketë fjalim të vetin, në të cilin do t’i prezantojë aktivitetet që Republika e Maqedonisë i ndërmerr në përballjen me krizën migruese dhe sfidat vijuese në këtë plan. Në margjinat e sesionit, pritet që ministri Poposki të ketë takime me disa anëtarë të Parlamentit Evropian.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button