☁️
Tiranë 16°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,549 ▼0.65%
DOW 46,354 ▼0.16%
NASDAQ 21,708 ▼1.01%
NAFTA 93.66 ▲3.7%
ARI 4,460 ▼2.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $68,852 ▼ -2.49% ETH $2,061 ▼ -4.07% XRP $1.3576 ▼ -3.24% SOL $87.0900 ▼ -4.35%
S&P 500 6,549 ▼0.65 % DOW 46,354 ▼0.16 % NASDAQ 21,708 ▼1.01 % NAFTA 93.66 ▲3.7 % ARI 4,460 ▼2.02 % S&P 500 6,549 ▼0.65 % DOW 46,354 ▼0.16 % NASDAQ 21,708 ▼1.01 % NAFTA 93.66 ▲3.7 % ARI 4,460 ▼2.02 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Bota

Poroshenko i kërkon Otavas mbështeje për t’iu afruar NATO-s

bb10Presidenti ukrainas Petro Poroshenko i kërkoi dje në mbrëmje Kanadasë ta ndihmojë në krijimin e lidhjeve të forta me NATO-n.

Një ditë para vizitës së tij në SHBA gjatë së cilës Poroshenko do të përpiqet të marrë një status special prej aleati jo anëtar i Organizatës së Atlantikut, presidenti ukrainas u duartrokit për një kohë të gjatë nga deputetët dhe senatorët, një nder shumë i rallë për një shef qeverie në vizitë në Kanada.

Kanadaja është një aleate e sigurt për Kievin në krizën me Rusinë, me një diasporë prej më shumë se një milionë persona me origjinë ukrainase.

“Në mbledhjen e NATO-s në shtator, shpalla vullnetin e vendit tim që të afrohet me NATO-n dhe për marrjen e një statusi prej aleati jo anëtar i Aleancës, Deklaroi Petro Poroshenko para parlamentit në Otava.

“Shpresoj shumë në mbështetjen tuaj për të marrë këtë status”, shtoi ai.

Me një status të tillë pranë NATO-s, Ukraina mund të përfitojë nga livrimi i disa lloje armësh dhe nga shkëmbimi i informacioneve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.