Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,412 ▲ +1.17% ETH $2,150 ▲ +1.15% XRP $1.4414 ▲ +0.63% SOL $89.6700 ▲ +1.49%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Porti i jahteve në Shëngjin, nënshkruhet marrëveshja koncesionare 7 milionë USD

Marrëveshja konçesionare për ndërtimin e një porti jahtesh në Shëngjin, një investim me vlerë 7 milionë dollarë, u nënshkrua të premten në ambientet e Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës. Marrëveshja u nënshkrua mes MTI-së dhe kompanisë “Adriatik”, fituese e tenderit.

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto tha se ky port me kapacitet 200 jahte, do të sjellë zhvillim për zonën si në aspektin e turistik, edhe të punësimit.  Ministri tha se porti i konceptuar me teknologjinë më moderne të ankorimit të anijeve turistike duhet të jetë operacional brenda 1 viti.

“Ky është një zhvillim pozitiv për portet turistike që janë ndërtuar dhe po ndërtohen në vend, siç është porti i kalasë së Turës në Kavajë. Është miratuar dhe kontrata konçesionare për një ndërtim të ngjashëm në veri të portit aktual të Durrësit. Gjithashtu po trajtohen kërkesa konçesionare në jug të vendit, në Bunec etj, që po e plotësojnë mozaikun e porteve turistike të vendit”, tha Haxhinasto. Ai shtoi se “është e domosdoshme që krahas ndërtimit të porteve, të zhvillohet edhe infrastruktura përkatëse që duhet të jetë për t’i shërbyer jahteve, marinave”.

Ministri ju përgjigj edhe interesit të gazetarëve për konçesionin e Rrugës së Kombit, apo kërkesën e kompanisë “SGS”, për të rritur tarifën e kolaudimit të automjeteve.

Lidhur me dhënien me koncension të mirëmbajtjes dhe të investimeve në rrugën Milot-Morinë, ai tha se “për të realizuar mirëmbatjen e rrugës duhet rreth 4,5 milionë euro në vit, dhe të gjitha këto do të realizohen me një tarifë të kalimit të rrugës, ashtu siç është metoda normale në çdo vend të Europës”. “Kjo është një mënyrë e përshtatshme për të ulur presionin mbi buxhetin e shtetit, ndaj përfundimit të kësaj vepre dhe përdorimin e parave publike të qytetarëve shqiptarë për gjëra të tjera”, theksoi Haxhinasto, duke shtuar se “në dy vite e gjysëm të kësaj qeverie janë investuar afërsisht 30 milionë dollarë vetëm në sigurinë rrugore”.

Sa i takon tarifës 5 euro për qarkullimin në këtë aks, Haxhinasto tha se ” llogaritja është bërë duke pasur parasysh që të ishte nën mesataren për kilometër të rajonit”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.