Kronika

Posta denoncon punonjësin e saj për korrupsion, policia e arreston

Posta Shqiptare ka denoncuar në Policinë e Tiranës një punonjës të saj, i cili u kishte kërkuar para disa qytetarëve me premtimin se do t’i fuste në punë.

1427456712arkivSipas njoftimit zyrtar të Postës Shqiptare, pasi konstatuan rastin, drejtuesit e këtij institucioni morën menjëherë vendimin për largimin nga puna të punonjësit me inicialet O.D.

Paralelisht me masën e largimit nga puna, Posta Shqiptare ka depozituar kallëzimin pranë strukturave të rendit në Tiranë, të cilët pas dëshmive të marra, arrestuan punonjësin, si i dyshuar për akte korruptive.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button