Premier League/ Broja e nis nga stoli përballë Fulham, Parker akuzohet për dështimin në merkato
Armando Broja është në një sezon me shumë ulje dhe ngritje. Sulmuesi shqiptar i Burnley-t, në ditën kur Sylvinho shpalli listën e lojtarëve anti-Poloni, nis ndeshjen e radhës nga stoli.
Scott Parker publikoi formacionin për takimin e radhës ku ka vendosur që të mos aktivizojë sulmuesin kuqezi.
Zgjedhjet e bëra nga Scott Parker në fushë kanë zgjuar kritika në mediet britanike. Në ditët e fundit trajneri është kritikuar edhe për merkaton e bërë pasi ka shpenzuar gati 90 milionë stërlina për lojtarë si Florentino Luis, Loum Tchaouna dhe Armando Broja, të cilët nuk kanë marrë minutat që priteshin në “Turf Moor”.
The post Premier League/ Broja e nis nga stoli përballë Fulham, Parker akuzohet për dështimin në merkato appeared first on RTSH.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.