☁️
Tiranë 7°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,095 ▼ -4.26% ETH $1,986 ▼ -4.13% XRP $1.3301 ▼ -2.83% SOL $82.8400 ▼ -4.77%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Politika

Presidenti Begaj : Flamuri eshte ngritur per here te pare ne Durres me 26 nentor

Ish-drejtori i Parkut Kombëtar të Butrintit, Auron Tare duket se ka kapur ‘mat’ presidentin Bajram Begaj, i cili deklaroi dje se Durrësi është qyteti i parë i Rilindjes ku 111 vite më parë u ngrit flamuri.

Përmes një shkrimi Tare citon disa të dhëna historike, ku një prej dëshmitarëve dhe firmëtarëve të Pavarësisë, Hajredin Bej Cakrani tregon se si u ndryshua ky plan dhe se flamuri u ngrit në Vlorë. Në reagim citohet dhe Ismail Qemali.

REAGIMI I TARES
Historiani Historia ne 111 vjet.
Mjafton te lexosh dëshmitarët e kohes per te kuptuar se sa problematike jemi ne sot me historine tone qe per qellime politike apo injorance historike e tjerrim dhe e bejme corap.
Pa le Flamuri i cili ende valvitet me Shqiponjen Kineze qe u stampos ketu e 12 vjet te shkuara dhe askush nuk po kujtohet qe ta zhbeje kete turp te madh.
Presidenti i Republikes se Shqiperise Z Bajram Begaj 26.Nendor.2023
“Durrësi është qyteti i parë i Rilindjes sonë, ku 111 vjet më parë, më 26 nëntor, u ngrit krenar flamuri i Kastriotit të lavdishëm, një akt i shenjtë dhe një kujtesë për vlerat më të shtrenjta, njësoj si gjaku dhe gjuha, njësoj si betejat dhe sakrificat e panumërta që janë bërë mbi këtë tokë e për këtë truall”
Hajredin Bej Cakrani, Deshmitar dhe Firmetar i Pavaresise. “Libri me Kujtime, f 245”
“Me mua u llafos goxha, për hallin më Durrës të mytesarifit që i kish
thënë se s’a të jem unë nuk do t’a ngrëç flamurnë këtu dhe pikë si do që Hamid beu me ushtëri ishte më anë t’onë. I kishin thënë këta se, po të bëhet më vete Shqipërija, ti ku do veç zotrote me gjithë mytesarifllëk, po ai më të tijën e s’e zije dot më llaf.Pastaj u llafos për udhënë si eqysh, se si kishin vajtur punët, vetëm besim që s’kish”

(Dhimitër Zografi, vepër e cituar).
“Mytesarif i atjeshmë (i Durrësit), një shqiptar prej Berati, mjaftë i ditur, po pa ndjenja kombëtare. Njerëzit e Durrësit nga myslimanët ishin ca të pakë me ndjenja shqiptare, të tjerët fanatikë dhe të datosur nga frika, ashtu edhe nga an`e të krishterëve, veç ca të pakë të mirë, të tjerët grekomanë mavije”
Ismail Qemali: Durrsakët s‘na kuptuan!
Unë pa fuqi, me një tok shokë të lidhur të gjithë me një mëndje, erdhëm këtu në Vlonë, jo si në vënt t‘imi, po si në një qendër ku mund të mbarohej puna e qëllimi për të cilin ishim duke u përpjekur. Kishim ndërmend të banim në Durrës punën që bamë këtu; po me të vënë këmbën në atë qytet, pa kuptimi i Durrsakëve na dha të marrim vesh se një punë e tillë nuk mund të mbarohej atje E, mjerisht, nuk u ndamë vetëm me kaq, po neve që u thoshim eja të përpiqemi së bashku për shpëtimin e Atdheut t‘ënë, na përgjigjeshin: “Ju jeni tradhtarë, ju kërkoni humbjen e vatanit, prishjen e mbretërisë; ju gënjeni se Turqia nuk e humbi e nuk humbet; ushtria e Turqisë ka zënë shumë qytete të Bullgarisë dhe tani po i kthehet Serbisë”.
Qysh mundim na t‘i mbushim kokën këtyre njerëzve? Kështu u shtrënguam t‘u themi të mirë mbetshi, Zoti u dhëntë mënd, edhe u nisëm për në Vlonë. Të pasnesërmen që arritëm këtu, pa mënuar ngritëm flamurin e shenjtë të lirisë.
Ismail Bej Qemali “Kujtime”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.