☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 112.05 ▼0.32%
ARI 4,733 ▲1.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $69,366 ▼ -0.84% ETH $2,116 ▼ -1.66% XRP $1.3186 ▼ -1.78% SOL $82.0600 ▼ -0.04%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 112.05 ▼0.32 % ARI 4,733 ▲1.04 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 112.05 ▼0.32 % ARI 4,733 ▲1.04 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Politika

Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së: Të respektohet kuadri ligjor, palët politike të angazhohen në dialog pa parakushte

Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së George Tsereteli reagoi sot ndaj situatës politike në Shqipëri, duke theksuar se palët politike duhet të angazhohen në dialog gjithëpërfshirës pa parakushte.

“Pavarësisht nga rekomandimet e mëparshme të dhëna nga OSBE-ja, ne jemi dëshmitarë të rritjes së turbullirave politike në Shqipëri, me zhvillimet e fundit që rrezikojnë të shndërrojnë polemikat politike në një krizë kushtetuese. Situata aktuale është serioze dhe kërkon që palët politike në Shqipëri të angazhohen në dialog gjithëpërfshirës pa parakushte dhe të ulen në mirëbesim në tryezën e bisedimeve. Dialogu duhet të synojë të shmangë një përshkallëzim të dëmshëm të krizës, duke adresuar gjithashtu shqetësimet legjitime të popullit”, thuhet në deklaratën e presidentit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.

“Ndërsa Shqipëria përgatitet të kryesojë OSBE-në në vitin 2020 dhe pret një vendim nga Këshilli Europian për hapjen e negociatave të pranimit me BE-në, është e domosdoshme që të gjitha palët e interesuara të mbajnë përgjegjësitë e tyre, të cilat janë të rëndësishme për qëllimet strategjike të Shqipërisë, që përkrahen nga pjesa më e madhe e shoqërisë shqiptare”, vijon deklarata.

Presidenti Tsereteli shtoi se udhëheqësit politikë duhet të mbështesin dhe respektojnë kuadrin ligjor shqiptar. “Asambleja Parlamentare mbetet e bindur se me vullnetin e nevojshëm politik, aktorët politikë shqiptarë kanë të gjitha aftësitë e nevojshme për ta çuar vendin përpara dhe për të ofruar anën më të mirë të Shqipërisë në OSBE”, tha ai.

Tsereteli theksoi se Asambleja Parlamentare vlerëson vëmendjen që Kryesia Sllovake i kushton Shqipërisë. “Asambleja Parlamentare do të vazhdojë të ndjekë nga afër zhvillimet në Shqipëri me ndjenjën e përgjegjësisë ndaj ambicieve dhe dëshirave të popullit të saj”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.