Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.23 ▲2.99%
ARI 4,735 ▼0.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $70,958 ▼ -0.78% ETH $2,180 ▼ -2.93% XRP $1.3313 ▼ -3.04% SOL $81.9400 ▼ -3.52%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.23 ▲2.99 % ARI 4,735 ▼0.88 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.23 ▲2.99 % ARI 4,735 ▼0.88 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kosova

Presidenti i Kosovës zgjidhet të premten

Kryesia e parlamentit të Kosovës, pa pjesëmarrjen e opozitës, vendosi që të premten të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit të ri.

Në mbledhjen e kryesisë që vazhdoi pas ndërprerjes së saj nga gazi lotsjellës i hedhur nga partitë opozitare, u tha se kandidatë për president janë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe Rafet Rama, po ashtu nga kjo parti.

Vendimi u mor pak kohë pasi që përfaqësuesit e partive opozitare hodhën gaz lotsjellës në mbledhjen e kryesisë së parlamentit.

Partitë opozitare kundërshtojnë zgjedhjen e presidentit ndërsa kërkojnë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Që nga e marta ata kanë ngritur tenda në sheshin përballë qeverisë, ndërsa kanë paralajmëruar se do të provojnë me çdo mënyrë të pengojnë zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike Hashim Thaçi në postin ne presidentit. Ata thonë se zgjedhja e presidentit në këtë mënyrë është jo legjitime.

Zgjedhja e presidentit sipas kushtetutës kërkon duhet të ndodhë deri më 7 mars, një muaj para skadimit të mandatit të presidentes, Atifete Jahjaga. Sipas kushtetutës, të paktën dy kandidatë dhe për të mund të konkurrojë çdo qytetar i Kosovës i moshës mbi 35 vjeç dhe që siguron nënshkrimet e 30 deputetëve. Një deputet mund të nënshkruaje  vetëm për një kandidat. Kushtetuta parasheh tri mundësi votimi të njëpasnjëshme. Në dy të parat fituesit i duhen 80 vota përkatësisht dy të tretat e votave të 120 deputetëve. Në raundin e tretë ai mund të zgjidhet me shumicën e thjeshtë, përkatësisht me 61 vota.

Përveç partive opozitare edhe disa deputetë të partive në pushtet e kundërshtojnë kandidaturën e zotit Thaçi për president dhe kanë paralajmëruar bojkotimin e seancës për të pamundësuar kuorumin e kërkuar për zgjedhjen e presidentit.

Një çështje që ka nxitur debate është pikërisht edhe numri i deputetëve që duhet të jenë në seancë, nëse mjaftojnë 80 të pranishëm apo kërkohet prania e të gjithë deputetëve. Kushtetuta nuk ka paraparë hollësi rreth procedurës, ndërsa Gjykata Kushtetuese kishte theksuar në vendimin lidhur me zhvleftësimin e zgjedhjes së Behgjet Pacollit pesë vjet më parë se të gjithë deputetët janë të detyruar të marrin pjesë në seancën e votimit përveç atyre që mund të kenë marrë leje nga kryetari i Parlamentit me arsyetim për mungesën e tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.