Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.64 ▲3.42%
ARI 4,737 ▼0.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,007 ▼ -0.99% ETH $2,183 ▼ -2.53% XRP $1.3337 ▼ -3.68% SOL $82.2400 ▼ -2.29%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.64 ▲3.42 % ARI 4,737 ▼0.84 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.64 ▲3.42 % ARI 4,737 ▼0.84 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kosova

Presidenti i parlamentit belg Bracke mbështet Kosovën në proceset integruese

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në vazhdën e takimeve me drejtues të lartë të Parlamentit Evropian dhe të shtetit belg, në Bruksel, ka takuar kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Belgjikës, Siegfried Bracke.

Gjatë këtij takimi, presidenti i Parlamentit belg shprehu dëshirën për thellimin e bashkëpunimit midis dy parlamenteve, intensifikimin e marrëdhënieve ndërparlamentare dhe njëkohësisht, shprehu gatishmërinë për mbështetjen e Kosovës në proceset e saj zhvillimore dhe integruese.

Nga ana e tij, kryetari i Kuvendit të Kosovës e informoi kryeparlamentarin belg për zhvillimet në Kosovë dhe në Kuvendin e saj në veçanti, me fokus në axhendën evropiane si prioritet kombëtar. Bashkëbiseduesit u dakorduan që bashkëpunimi ndërparlamentar të marrë dinamikën e duhur, në veçanti paraqet interes për Kuvendin e Kosovës që angazhohet maksimalisht në procesin euro-integrues.

Më pas, kryeparlamentari Veseli është pritur në një takim të veçantë edhe nga presidenti i social-demokrateve në Parlamentin Evropian, Gianni Pittella.

Pittella ripotencoi faktin se grupi i tyre e njeh pavarësinë e Kosovës dhe ka mbështetur rezolutat për Kosovën. Ai shprehu gatishmërinë dhe interesimin për të forcuar bashkëpunimin me Kuvendin e Kosovës.

Kryeparlamentari Veseli, ndërkaq, e falënderoi kreun e social-demokratëve evropianë për përkrahjen e vazhdueshme që ky grup po i jep shtetit të Kosovës dhe perspektivës evropiane të saj. Gjatë takimit, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Enver Hoxhaj, nënshkruan peticionin për rritjen e fondeve në përkrahje të të rinjve në zonat e konfliktit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.