Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,800 ▲ +1.35% ETH $2,240 ▲ +2.04% XRP $1.3471 ▲ +0.58% SOL $84.0700 ▲ +1.08%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Politika

Presidenti Meta pret në një takim një grup turistësh nga Izraeli

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti një grup turistësh nga Izraeli, të cilët ishin të shoqëruar nga Ambasadori i Izraelit në vendin tonë, z. Boaz Rodkin si edhe ish-Ambasadori i Izraelit, z. David Cohen.
Gjatë takimit, që kishte për qëllim promovimin e turizmit, kulturës e traditave shqiptare, Presidenti Meta i njohu të pranishmit me mundësitë e shkëlqyera që ofron vendi ynë në turizëm.

Kreu i Shtetit theksoi se fokusi i forcimit të marrëdhënieve dypalëshe duhet të vendoset tek ekonomia dhe turizmi, teksa shtoi se Izraeli ka një potencial të jashtëzakonshëm për të qenë pjesë e zhvillimeve ekonomike të Shqipërisë.

“Shqipëria është një vend i preferuar për Izraelin për të nxitur investimet këtu dhe kjo është jashtëzakonisht pozitive. Tani kemi një linjë direkte ajrore midis Tel Avivit e Tiranës dhe unë besoj që është mundësia t’i japim një shtytje më të fortë marrëdhënieve të gjithanshme në të gjithë fushat.

Izraeli ka një fuqi të madhe në teknologji dhe sidomos për ‘start-up’-et. Në këtë drejtim ne kemi nevojë për teknologjinë më të avancuar izraelite që të zhvillohemi sa më shumë.

Turizmi është një mundësi e shkëlqyer që Shqipëria ofron për zhvillim, por edhe për të surprizuar të gjithë izraelitët që duan të shohin një vend kaq miqësor ndaj tyre.

Ne do të vazhdojmë t’i forcojmë marrëdhëniet institucionale me Izraelin, por marrëdhëniet tona janë shumë të fuqishme sepse në radhë të parë janë shumë njerëzore.

Falënderim të veçantë për ish-Ambasadorin Cohen që vazhdon të promovojë Shqipërinë dhe të punojë për të forcuar marrëdhëniet mes dy popujve tanë”, – tha Presidenti Meta.

Sakaq, Presidenti Meta e vuri theksin edhe në kontributin historik që ka dhënë Shqipëria, si asnjë vend tjetër në Evropë, në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Jam ndjerë shumë krenar për vendin tim dhe për kombin tim kur kam vizituar ‘Yad Vashem’-in. Kur kam parë në hartën e Evropës se si ishte zhvendosur popullsia hebreje në vende të caktuara të kontinentit para dhe pas Luftës së Dytë Botërore.

Shqipëria, për krenarinë e të gjithë ne shqiptarëve sot, kishte pas Lufte shumë herë më tepër hebrenj se përpara saj dhe se asnjë hebre nuk iu dorëzua pushtuesve. Kjo dëshmon forcën e madhe të humanizmit dhe të solidaritetit të kombit tonë dhe jo për koincidencë Nënë Tereza është me origjinë shqiptare”, – u shpreh Presidenti Meta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.