Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,800 ▲ +1.35% ETH $2,240 ▲ +2.04% XRP $1.3471 ▲ +0.58% SOL $84.0700 ▲ +1.08%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Politika

Presidenti Meta takohet me Zv/kryeministren bullgare: Të implementohet Reforma në Drejtësi

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta priti sot në një takim të veçantë Zëvendëskryeministren për Reformën Gjyqësore dhe Ministren e Jashtme të Bullgarisë, Sh. S. Znj. Ekaterian Zaharieva, e cila po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Duke vënë në dukje se Bullgaria është një partnere e qendrueshme e Shqipërisë, Presidenti Meta dhe Zëvendëskryeministrja Zaharieva ndanë të njëjtën pikëpamje për nxitjen e mëtejshme të shkëmbimeve ekonomiko-tregtare dhe rrugën e projekteve të përbashkëta rajonale zhvillimore.

Presidenti Meta përshëndeti rolin e Bullgarisë në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve në kuadër të nismave dhe organizatave rajonale në funksion të qëndrueshmërisë, zhvillimit dhe orientimit euro-atlantik të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Meta dhe Zëvendëskryeministrja Zaharieva vlerësuan se vendet tona reflektojnë vlerat pozitive të angazhimit demokratik në skenën rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare.

Presidenti Meta nënvizoi gjithashtu rëndësinë e mbështetjes nga ana e Bullgarisë për procesin e liberalizimit të vizave të Kosovës me Bashkimin Evropian si dhe anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare si UNESCO-ja, INTERPOL-i, EUROPOL-i, etj.

Kreu i Shtetit shqiptar, duke pasur parasysh qëndrimin e qartë për ripërtëritjen e politikës së zgjerimit si  një përparësi e presidencës së ardhshme bullgare të BE-së në gjysmën e parë të 2018-s, shprehu besimin në mbështetjen e fuqishme të Bullgarisë për mundësinë e hapjes së negociatave të anëtarësimit të vendit tonë në gjirin e familjes evropiane.

Presidenti Meta dhe Zëvendëskryeministrja Zaharieva ndanë pikëpamje të njëjta mbi rëndësinë e reformës në drejtësi dhe implementimin e saj si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të institucioneve dhe luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.