☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,008 ▲ +0.22% ETH $2,283 ▲ +1.86% XRP $1.3528 ▼ -0.18% SOL $84.8500 ▲ +0.3%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
12 Apr 2026
Breaking
Politika

Presidenti Nishani uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë me rastin e nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit, i cili nis nesër në datën 18 qershor.

Nishani i uron besimtarët myslimanë për një Ramazan të lehtë, duke nënvizuar se “Ramazani e bën njeriun më të mirë, më të butë, më të kujdesshëm, më të vëmendshëm ndaj vetes dhe gjithë të tjerëve”.

Urimi i Presidentit Nishani

“Të dashur besimtarë myslimanë, praktikantë ose jo, si dhe të gjithë Ju që besimin mysliman e respektoni:

Nesër është një ditë e veçantë.

Nesër nis muaji i sakrificës dhe reflektimit,  muaji i Ramazanit.

Ju uroj nga zemra dhe me gjithë shpirt këtë rit me rëndësi të pallogaritshme, këtë Festë, e cila prej shekujsh lartëson shpirtrat dhe kthjellon mendjet e miliona besimtarëve në mbarë botën, këtë mrekulli sa qiellore dhe tokësore, sa të bukur dhe të dobishme!

Ramazani është Festa që realizon lidhjen mes sakrificës së vullnetshme hyjnore me efektet pozitive tokësore të asaj sakrifice.

Duke i bërë besimtarët, dhe jo vetëm ata, që të harrojnë dasitë e përditshmërisë, Ramazani mundëson gjithçka që lypset për një jetë normale, dinjitoze; afron njerëzit, rrit vetëdijen mbi detyrat dhe të drejtat, sjell në vëmendje vlerat njerëzore, afron të mirat, ndjeshmërinë, mëshirën, dhembshurinë, dashurinë, largon të këqijat, veset, hilet, zënkat, sherret, por më së shumti afron secilin njeri veç e veç dhe të gjithë njerëzit bashkë me Zotin.

Janë të panumërta dhe të pakrahasueshme të mirat që sjell Ramazani.

Duke na bërë më të ndjeshëm dhe më të dashur, Ramazani na jep rastin të shtojmë vetëkontrollin, të frenojmë emocionet, të shohim çfarë nuk shkon në jetët tona, ku i kemi defektet, të shtojmë syçelësinë ndaj shembujve të këqij që t’i ndreqim, si dhe të shohim ku i kemi shembujt e mirë e të dobishëm që t’i inkurajojmë që të shpeshtohen.

Ramazani e bën pra njeriun më të mirë, më të butë, më të kujdesshëm, më të vëmendshëm ndaj vetes dhe gjithë të tjerëve.

Ju uroj Ramazan të lehtë, mendje të kthjellët, shpirt të kulluar!”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.