☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,564 ▲ +0.54% ETH $2,308 ▲ +2.46% XRP $1.3696 ▲ +0.74% SOL $86.1000 ▲ +1.12%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Politika

Presidenti Nishani viziton arbëreshët e Kalabrisë: Urë e fortë e miqësisë mes Shqipërisë dhe Italisë

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani në ditën e parë të vizitës së tij në Kalabri vizitoi një sërë vendbanimesh të hershme arbëreshe ku u takua e përcolli mesazhe te të zgjedhurit e institucioneve qendrore e vendore, përfaqësues të institucioneve fetare e shoqërisë civile arbëreshe.

nishaniFillimisht Presidenti Nishani u ndal në Firmo, një ngulim arbëresh me tradita të hershme e ku, sikurse u shpreh Presidenti Nishani duhet të vijohet me mësimin e shqipes për fëmijët e brezat e rinj. Ndalesa e radhës ishte qendra e Eparkisë në Lungro, ku në një takim të ngrohtë e vëllazëror Kreu i Shtetit u prit nga Peshkopi Donato Oliverio, si dhe autoritetet qendrore e vendore të Prefekturës së Kozencës.

Presidenti i Republikës nënvizoi pritjen e ngrohtë e vëllazërore që gjeti në Kalabri, dhe shprehu mirënjohjen e madhe për trashëgiminë shekullore që arbëreshët kanë ruajtur në shekuj. Ai vijoi më tej duke theksuar që arbëreshët e Italisë janë simbol i identitetit evropian të kombit shqiptar, dhe se shqiptarët kudo ndodhen sot, në Evropë, Amerikë apo Australinë e largët i janë mirënjohës trashëgimisë arbëreshe në shekuj. “Arbëreshët e Italisë”,- theksoi Kreu i Shtetit- “përmes figurave të shquara si Jeronim De Rada e Zef Serembe i kanë dhënë Evropës në kohën që jetuan e punuan atë çka janë shqiptarët. Arbëreshët janë dhe do të mbeten urë e fortë e miqësisë mes Shqipërisë dhe Italisë. Të dëgjosh të flitet shqip sot në Kalabri është si të jesh në Arbërinë e dikurshme”, u shpreh mes të tjerash Presidenti Nishani.

“Fjalët e arbëreshëve dalin nga zemra e zemra na bashkon”, tha Kreu i Shtetit në fjalët e tij drejtuar përfaqësuesve të klerit gjatë takimit në Lungro. Takimet vijuan në mjediset e komunës së Lungros të tejmbushur me banorë të cilët përcollën me duartrokitje e këngë arbëreshe fjalën e Presidentit të Republikës Bujar Nishani si dhe ceremoninë e dekorimit me titullin Mjeshtër i Madh të këngëtares Anna Stratigò.

Vizita e Kreut të Shtetit vijoi në Frascineto ku këngët e vallet arbëreshe kishin pushtuar rrugët e sheshin e qytezës. Mes duartrokitjeve të shumta Kreu i Shtetit vlerësoi rolin e institucioneve qendrore e vendore por edhe të vetë banorëve në ruajtjen e çuarjen përpara të vlerave më të mira të traditave të hershme.

Presidenti i Republikës falënderoi autoritetet italiane për krijimin e kushteve për integrimin e plotë edhe të brezit të ri të emigrantëve pas viteve 90-të të cilët sot kanë një vend të denjë në zhvillimin e prosperitetin e shoqërisë italiane. “Shqipëria dhe Italia nuk janë vetëm vende fqinje, por edhe dy vende mike të cilat kanë shumë mundësi të vijojnë në rrugën e përbashkët të bashkëpunimit e forcimit të lidhjeve mes tyre”, u shpreh Kreu i Shtetit.

Kreu i Shtetit duke vlerësuar rolin e drejtuesve fetarë, por edhe të mësuesve e lëvruesve të gjuhës shqipe, vlerësoi me dekoratën “Nënë Tereza” (pas vdekjes), poetin, gjuhëtarin dhe priftin e mirënjohur arbëresh Emanuele Giordano, lëvruesin e gazetave e revistave Demetrio Emanuele me titullin “Naim Frashëri” si dhe mësuesen Lucia Martino me titullin “Mjeshtër i Madh”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.