🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.47 ▲3.24%
ARI 4,743 ▼0.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $70,882 ▼ -1.38% ETH $2,178 ▼ -3.26% XRP $1.3292 ▼ -4.11% SOL $82.1000 ▼ -2.94%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.47 ▲3.24 % ARI 4,743 ▼0.72 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.47 ▲3.24 % ARI 4,743 ▼0.72 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Bota

Presidenti rus Putin ndërmerr një udhëtim të rrallë jashtë vendit

Presidenti Vladimir Putin mbërriti të enjten në Kirgistan, një vizitë e rrallë jashtë vendit për udhëheqësin rus, i cili u padit në fillim të këtij viti nga Gjykata Penale Ndërkombëtare nën akuzat për krime lufte në Ukrainë.

Zoti Putin u takua me Presidentin e Kirgistanit Sadyr Japarov dhe pritet të marrë pjesë të premten në një takim të nivelit të lartë të atij që njihet si Komonuelthi i Shteteve të Pavarura, me vend mikpritës Kirgistanin. Në takim do të marrin pjesë gjithashtu udhëheqësit e Azerbajxhanit, Bjellorusisë, Kazakistanit, Taxhikistanit, Turkmenistanit dhe Uzbekistanit.

Kryeministri armen Nikol Pashinyan nuk pritet të marrë pjesë, në një kohë kur marrëdhëniet e Jerevanit me Moskën janë përkeqsuar, mes akuzash të ndërsjella.

Kjo shënon herën e parë këtë vit që zoti Putin udhëton jashtë Rusisë dhe territoreve ukrainase që kontrollohen nga Moska. Në fillim të këtij viti, ai vizitoi rajonet pjesërisht të pushtuara të Ukrainës, Donetskun, Luhanskun, Khersonin, si dhe Gadishullin e aneksuar të Krimesë.

Në mars, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi një urdhër arresti ndaj Presidentit rus Putin lidhur me dëbimin e fëmijëve nga Ukraina. Vendet që kanë nënshkruar dhe ratifikuar atë që njihet si statuti i Romës, mbi bazën e të cilit u krijua kjo gjykatë, janë të detyruara të arrestojnë udhëheqësin rus, nëse ai shkel në territorin e tyre.

Ky vendim detyroi zotin Putin të anashkalonte një takim ekonomik në Afrikën e Jugut në muajin gusht dhe po kështu tensionoi edhe më tej lidhjet e Moskës me Armeninë, pasi kjo e fundit vendosi të ratifikoje statutin e Romës në fillim të këtij muaji. Megjithatë zyrtarët armenë janë përpjekur të sigurojnë Kremlinin, se udhëheqësi rus nuk do të arrestohej nëse do të hynte në Armeni.

Rusia thotë se nuk e njeh juridiksionin e gjykatës dhe e konsideron urdhrin e gjykatës të pavlefshëm.

Kirgistani nuk e ka nënshkruar statutin e Romës. Në Azinë Qendrore është vetëm Taxhikistani që e ka bërë një gjë të tillë. Zoti Putin udhëtoi në të dy vendet vitin e kaluar pas sulmit në Ukrainë mes një izolimi ndërkombëtar në rritje. Ai vizitoi gjithashtu vende të tjera të Azisë Qendrore në vitin 2022 si Armeninë, Bjellorusinë, Kinën, Indinë dhe Iranin.

Në fund të këtij muaji, presidenti rus pritet të vizitojë sërish Kinën. Muajin e kaluar, ai pranoi gjithashtu një ftesë për të vizituar Korenë e Veriut, megjithëse mbetet e paqartë se kur mund të ndodhë një gjë e tillë.

Presidenti Vladimir Putin mbërriti të enjten në Kirgistan, një vizitë e rrallë jashtë vendit për udhëheqësin rus, i cili u padit në fillim të këtij viti nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krime lufte në Ukrainë.

Zoti Putin u takua me Presidentin e Kirgistanit Sadyr Japarov dhe pritet të marrë pjesë të premten në një takim të nivelit të lartë të atij që njihet si Komonuelthi i Shteteve të Pavarura, me vend mikpritës Kirgistanin. Në takim do të marrin pjesë gjithashtu udhëheqësit e Azerbajxhanit, Bjellorusisë, Kazakistanit, Taxhikistanit, Turkmenistanit dhe Uzbekistanit.

Kryeministri armen Nikol Pashinyan nuk pritet të marrë pjesë, në një kohë kur marrëdhëniet e Jerevanit me Moskën janë përkeqsuar mes akuzash të ndërsjella.

Kjo shënon herën e parë këtë vit që zoti Putin udhëton jashtë Rusisë dhe territoreve ukrainase që kontrollohen nga Moska. Në fillim të këtij viti, ai vizitoi rajonet pjesërisht të pushtuara të Ukrainës, Donetskun, Luhanskun, Khersonin, si dhe Gadishullin e aneksuar të Krimesë.

Në mars, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi një urdhër arresti ndaj Presidentit rus Putin lidhur me dëbimin e fëmijëve nga Ukraina. Vendet që kanë nënshkruar dhe ratifikuar atë që njihet si statuti i Romës, mbi bazën e të cilit u krijua kjo gjykatë, janë të detyruara të arrestojnë udhëheqësin rus, nëse ai shkel në territorin e tyre.

Ky vendim detyroi zotin Putin të anashkalonte një takim ekonomik në Afrikën e Jugut në muajin gusht dhe po kështu tensionoi edhe më tej lidhjet e Moskës me Armeninë, pasi kjo e fundit vendosi të ratifikoje statutin e Romës në fillim të këtij muaji. Megjithatë zyrtarët armenë janë përpjekur të sigurojnë Kremlinin, se udhëheqësi rus nuk do të arrestohej nëse do të hynte në Armeni.

Rusia thotë se nuk e njeh juridiksionin e gjykatës dhe e konsideron urdhrin e gjykatës të pavlefshëm.

Kirgistani nuk e ka nënshkruar statutin e Romës. Në Azinë Qendrore është vetëm Taxhikistani që e ka bërë një gjë të tillë. Zoti Putin udhëtoi në të dy vendet vitin e kaluar pas sulmit në Ukrainë mes një izolimi ndërkombëtar në rritje. Ai vizitoi gjithashtu vende të tjera të Azisë Qendrore në vitin 2022 si Armeninë, Bjellorusinë, Kinën, Indinë dhe Iranin.

Në fund të këtij muaji, presidenti rus pritet të vizitojë sërish Kinën. Muajin e kaluar, ai pranoi gjithashtu një ftesë për të vizituar Korenë e Veriut, megjithëse mbetet e paqartë se kur mund të ndodhë një gjë e tillë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.