☁️
Tiranë 5°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,219 ▼ -3.6% ETH $1,989 ▼ -3.24% XRP $1.3272 ▼ -2.62% SOL $82.5800 ▼ -4.24%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kosova

Presidenti Thaçi: Njohja e Kosovës nga Rusia do ia lehtësonte barrën edhe Serbisë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në Samitin e Komisioneve për Punë të Jashtme, para eurodeputetëve dhe parlamentarëve të disa prej vendeve të Evropës Juglindore, ka folur edhe për raportet e Rusisë me Serbinë, duke thënë se njohja e Kosovës nga Rusia do ia lehtësonte barrën edhe Serbisë.

Presidenti Thaçi ka thënë se pavarësia e Kosovës është shpallur pas një procesi të gjatë të udhëhequr nga i dërguari i Kombeve të Bashkuara, presidenti Ahtisaari, si dhe pjesë e procesit ishin të gjithë protagonistët ndërkombëtarë, BE-ja, SHBA-ja dhe Rusia.

“Për fat të keq Rusia ende vazhdon të vendosë veto në Këshillin e Sigurimit për Pavarësinë e Kosovës. Kosovën nuk e pengon raporti i mirë tradicional Rusi-Serbi. Kosova nuk ka asgjë të keqe me Rusinë, ata ishin pjesëmarrës të negociatave në Rambuje, prezent me ushtarë në kuadër të KFOR-it pas luftës, pjesëmarrës në negociatat e Vjenës 2006-2008 për statusin politik. Rusia tash e 17 vite e ka zyrën ndërlidhëse në Prishtinë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Sipas tij, Moska raportet me Kosovën duhet t’i shoh përtej raportit dhe interesit të Serbisë dhe krahasimin me Krimenë.

“Edhe sot ftoj Moskën ta njoh Kosovën, kjo do ta ndihmonte dhe do t’ia lehtësonte barrën edhe më shumë Serbisë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ai ka shtuar se nuk ka pasur shpallje më multilaterale e më të koordinuar me tërë bashkësinë ndërkombëtare sesa në rastin e Kosovës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.