roze

Prezantim provokues nga “Aquascutum”

“Aquascutum” solli një prezantim sensual të koleksionit të saj të fundit në ditën e parë të Javës së Modës në Londër. Shtëpia e modës e specializuar për veshjet kundër shiut shfaqi krijimet më të reja në një ndërtesë me stil gjeorgjian në qendër të Londrës.

Modele që mbanin veshur pardesytë dhe pelerinat me të cilat identifikohet firma, qëndronin të ulura me shampanjë në dorë ose ecnin në mënyrë provokuese në sallon, gjatë një prezantimi 2 orësh.

Ky ishte koleksioni i parë i stilistes së rë të “Aquascutum”, Kasha Crampton, e cila siç thotë është frymëzuar nga fotografitë provokuese të Helmut Newton, ndërsa për fustanet e gjatë të mëndafshta spunton e kishte marrë nga fotografi bashkëkohor japonez Noboyushi Araki.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button