☁️
Tiranë 15°C · Vranët 16 April 2026
S&P 500 7,023 ▲0.8%
DOW 48,464 ▼0.15%
NASDAQ 24,016 ▲1.59%
NAFTA 91.30 ▲0.01%
ARI 4,819 ▼0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $75,089 ▲ +0.99% ETH $2,377 ▲ +1.95% XRP $1.3992 ▲ +2.57% SOL $85.2700 ▲ +1.61%
S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 91.30 ▲0.01 % ARI 4,819 ▼0.09 % S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 91.30 ▲0.01 % ARI 4,819 ▼0.09 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
16 Apr 2026
Breaking
Kronika

Refugjatët, drejt Shqipërisë. Policia greke ndalon 40 persona në autobus

Pas një ngjarjeje që ka ndodhur orët e fundit në Janinë, organet greke të Rendit të alarmuara kanë shprehur shqetësimin e tyre se mund të krijohet një kamp si ai i Idomenit në kufirin greko-shqiptar.

Sipas gazetës “To Ethnos”, në stacionin e autobusëve të këtij qyteti, një grup prej 40 refugjatësh janë përpjekur të hipin në një prej autobusëve të linjës për në Shqipëri.

Fillimisht ata kanë ardhur nga kampi “Katsikas” pranë Janinës, e më pas kanë qëndruar në stacion dhe në disa ambiente pranë tij, duke gënjyer organet policore se do iknin në kampin e refugjatëve në Langadha të Selanikut.

Ndërkohë, rreth 25 prej tyre, midis të cilëve edhe shumë fëmijë, nuk kanë marrë rrugën për në Selanik, por janë përpjekur të gjejnë dhe të hipin në një prej autobusëve me drejtim Kakavijën.

Disa prej tyre, sipas gazetës, kanë pohuar më pas pranë organeve policore se destinacioni i tyre ishte Shqipëria. Ky fakt ka krijuar gjendje alarmi në polici dhe më pas janë shtuar në masë kontrollet policore nga të gjitha rrugët dhe te të gjitha mjetet që lëviznin në drejtim të Janinës dhe kufirit shqiptar.

“Nëse do të hapet një korridor drejt Shqipërisë, gjendja do të jetë e pakontrollueshme dhe do të kthehet Kakavija në një Idomeni të ri”, ka deklaruar për “To Ethnos” një zyrtar i policisë së Epirit, duke u bërë thirrje refugjatëve të mos bien prè e disa trafikantëve që u premtojnë destinacione nëpërmjet Shqipërisë për t’i çuar më pas në Europën Qendore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.