Prishtina ne kaos total ( Fotoreportazh )
Policia e Kosovës, ka vendosur dy autoblinda në afërsi të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, saktësisht në kryqëzimin e rrugës “Xhorxh Bush”, për t’i ndalur protestuesit.
Po ashtu raportohet se Policia e Kosovës ka përdorur plumba gome, gaz lotsjellës dhe unë për t’i larguar protestuesit nga Sheshet e kryeqytetit.
Gjithashtu protestuesit kanë djegur kontejner në qendër të kryeqytetit.
Po ashtu drejtori i Klinikës Emergjente të QKUK-së, Basri Lenjani në një konferencë për shtyp në Qendrën Emergjente ka konfirmuar se zyrtarisht deri më tani në këtë Klinikë janë 14 policë dhe 12 qytetarë të cilët kanë kërkuar ndihmë në këtë klinikë, raporton zeri.info.
Ndërkaq deri më tani janë arrestuar 27 protestues.




































Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.