Kosova
Prishtinë, ish-ushtarët e UÇK-së mësyjnë ndërtesën e qeverisë
Dhjetëra ish-ushtarë të UÇK-së po protestojnë këtë të premte përpara selisë së qeverisë së Kosovës.
Nga informacionet e fundit mësohet se ata kanë rrëzuar rrethinat e godinës, duke mësyrë në oborrin e ndërtesës.
Por aty po pengohen nga agjentët e policisë, të cilët nuk po i lejojnë të hyjnë në ndërtesë.
Protesta vjen pak ditë pasi Parlamenti i Kosovës votoi amendamentet kushtetuese që i hapin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale, që do të shqyrtojë krimet e supozuara të luftës nga UÇK.