Kosova

Prishtinë, lirohet Albin Kurti. Përplasje mes forcave të policisë dhe protestuesve

aArrestimi i ish-liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka zhytur për disa orë në kaos qendrën e Prishtinës.
Mbrëmjen e së hënës, rreth orës 21:00 me të marrë lajmin se Kurti ishte ndaluar, aktivistët e Vetëvendosjes janë thirrur të mblidhen para stacionit kryesor të policisë në Prishtinë.
Situata është përshkallëzuar në dhunë, kur protestuesit që kërkonin lirimin e Albin Kurtit kanë filluar të gjuajnë me gurë në drejtim të godinës së policisë. Kundërpërgjigja e policisë ishte gazi lotsjellës. Më pas situate ka dalë jashtë kontrolli me kosha mbeturinash në flakë dhe makina të djegura.
Gjatë përleshjes ka pasur edhe të lënduar nga të dyja palët. Sipas policisë janë 7 policë të lënduar, tre prej të cilëve kanë përfunduar në emergjencë. Ndërsa Anëtarja e kryesisë së Vetëvendosjes, Marigona Drevinja ka pësuar lëndime në kokë dhe është trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Gjatë protestës janë arrestuar disa persona ndër të cilët anëtari i kryesisë së  Vetëvendosje Yll Hoxha, Premton Iberdemaj dhe Uran Hasani. Ndërkohë që Vetëvendosje ka njoftuar që arrestimet kanë vazhduar edhe pas përfundimit të protestës.
Pas rreth 4 orësh përleshjesh të dhunshme me gaz lotsjellës, gurë e zjarr është liruar deputeti Albin Kurti, i cili i është bashkuar turmës, ku ka deklaruar se është arrestuar pa ndonjë fletarrest. Ai deklaroi se akte të tilla tregojnë që Kosova ka polici politike dhe politikë policore.
Përveç aktivistëve të Vetëvendosje, ndër të parët që nxituan para policisë, ishin lideri i Vetëvendosjes Visar Ymeri, dhe ai  i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, si dhe deputetë opozitarë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button