☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,003 ▲ +0.08% ETH $2,053 ▼ -0.34% XRP $1.3240 ▲ +1.64% SOL $80.4100 ▲ +1.64%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Parlamentare

Pritet votimi për arrestimin e dy deputetëve, Tom Doshi dhe Mark Frroku

Kuvendi i Shqipërisë do të hedhë sot në votim, kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e dy deputetëve,Tom Doshi dhe Mark Frroku, pas vendimit unanim që ka marrë mbrëmë, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Njëkohësisht, të dy deputetëve do t’ju jepet e drejta e fjalës.

Kuvendi i Shqipërisë në Seancë ( Arkiv )
Kuvendi i Shqipërisë në Seancë ( Arkiv )

Grupi parlamentar i PD-së ka vendosur disa minuta para nisjes së seancës, të mos marrë pjesë në votimin për arrestimin e dy deputetëve. Njëkohësisht, ka kërkuar të publikohet video-përgjimi ndërmjet deputetit Doshi dhe atentatorit Durim Bami si dhe të lexohet raporti i saj për vendimin e Këshillit të Mandateve, ku nuk u lejua të pranohen prova shtesë nga Doshi.

Kësisoj, sot në rendin e parë të ditës do të jetë: “Kërkesa e Prokurorit të Përgjithshëm “Për dhënie autorizimi për fillimin e ndjekjes penale për arrestimin ose heqjen e lirisë si dhe për të ushtruar kontroll personal dhe të banesave të deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku”.

Shqyrtimi në seancë do të bëhet në varësi të paraqitjes së raportit të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin sipas nenit 118/4 të Rregullores.

Pasi të shprehen deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku, do të bëhet pParaqitja e raportit të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin Koha e votimit.

Ora 10:40 N/Kryetari i Kuvendit Vangjel Dule hap seancën dhe prezanton rendin e ditës

Ora 10:20 Deputeti Mark Frroku mbërrin në Kuvend, në seancën ku do të votohet për të.

Ora 10:02 PD vendos të mos marrë pjesë në votim. Njëkohësisht, kërkon të publikohet video-përgjimi ndërmjet deputetit Doshi dhe atentatorit Durim Bami si dhe të lexohet raporti i saj për vendimin e Këshillit të Mandateve.

KESHILLI VENDOSI UNANIMISHT: T’I HIQET MANDATI, DOSHIT DHE FRROKUT

ORA 12:00 Pak para mesnatës, Këshilli i Mandateve i ka thënë OK, Prokurorisës, për arrestimin e deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku dhe ka vendosur t’ia dorëzojë për votim Kuvendit. Vendimi u mor pas një mbledhjeje maratonë, disa orësh debatesh, ku Këshilli i shpreh se nuk do të pranonte prova të tjera në lidhje me çështjen “Doshi.” Ai kryesohej nga N/Kryetari i Kuvendit, Vangjel Dule, i cili nuk kishte të drejtë vote.

Përbërja e Këshillit:

Ilir Meta LSI Kryetar Kuvendi (U zëvendësua nga Vangjel Dule, N/Kryetar)

Fatmir Xhafaj PS Anëtar

Namik Dokle PS Anëtar

Vasilika Hysi PS Anëtar

Armando Subashi PS Anëtar

Eduart Halimi PD Anëtar

Arben Ristani PD Anëtar

Kastriot Islami PD Anëtar

Dashamir Tahiri PDIU Anëtar

Ish-Ministri i Drejtësisë, demokrati Eduard Halimi tha se “është e painmagjinueshme që të bllokohen hetimet për këtë çështje, nuk ka hetim të besueshëm për sa kohë Meta të jetë kryetar i Kuvendit. Edi Rama është dëshmitar i heshtur nga mëngjesi deri në darkë.”

DOSHI LESHOI “BOMBEN” E PARALAJMERUAR: DESHMITARI U KERCENUA ME JETEN E FEMIJEVE

Deputeti Tom Doshi ka hedhur dje në Këshillin e Mandateve,deklaratën “bombë” të premtuar. Ai tha se dëshmitari kyç i atentateve, Durim Bami, ishte kërcënuar me jetën e fëmijëve të tij në Polici për të mohuar porositjen e vrasjeve: “Polici i RENEA-s, me maskë, i tha Durim Bamit në dhomën e izolimit “E dimë ku i ke fëmijët!”, tha Doshi.

“Me kërkesën time, në prani të 4 prokurorëve, është pranuar kërkesa ime, – tha ai. – Në një nga zyrat që disponojnë këta. Është bërë përgjimi ambiental me kamera, unë kam vënë aparaturën në trup dhe kam takuar Durim Bamin dhe i kam thënë Bamit gjithë kohës thuaj të vërtetën. Ai më tha në një moment që nuk mund të flas. Pse i thashë? Ai bëri me shenjë që ka një djalë të vogël. I thashë unë si është puna? Ai ma bëri me dorë për fëmijët . Unë i thashë po ça ka? Ma bëri me duar prapë, që ka ardhur një polic i forcave speciale me kapuë, e bëri dhe me dorë, që e kemi parë bashkë me prokurorin, edhe regjistrimin edhe transkriptin që është bërë. Bën me dorë dhe thotë: Burrat e huaj janë atje, te vendi që as unë nuk e di, pra në adresën ku e kishte tezja e gruas se vet. Unë u çova në këmbë dhe i thashë të të çojmë në spital të burgut? Jo tha se aty ka ilace, jam më në rrezik nëse më çon në spital. Kur foli për fëmijët i dolën lot, e kemi parë edhe me prokurorë, madje një prokurore që ishte aty i shkuan edhe asaj lot sepse i erdhi keq. Unë i thashë që këto i bën vetëm organizata e ISIS me të vra fëmijët. Këtë bisedë e di dhe prokurori, por unë nuk po ia kërkoj ta bëjë publike. Kur unë u çova në këmbë më tha: Ti e di o burr në ca kushtesh jam unë dhe nuk mund të flas, se e di ça me kanë vënë edhe te X5. Pra i kishin vënë 560 gr tritol. Pra, në kushtet që do vrasin atë dhe fëmijët, atëhere si do ta pranonte. Tani ai vjen me paturpësinë më të madhe dhe më akuzon mua për kallëzim të rremë”

Mbledhja e Këshillit të Mandateve u drejtua nga N/Kryetari i Kuvendit Vangjel Dule. Të pranishëm në këtë mbledhje ishin përfaqësues të Prokurorisë së Përgjithshme si dhe deputeti Tom Doshi me dy avokatët e tij, Vladimir Meçi dhe Ferid Muçaj, që paraqitën mbrojtjen.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.