Ekonomia

Pr/ligji për ndërmarrjet sociale, Sykja: Si do punësohen njerëzit në nevojë

Në pr.ligjin e ri që qeveria shqiptare ka hartuar për krijimin e ndërmarrjeve sociale, në kuadër të përmirësimit të kuadrit ligjor në fushën e punësimit të grupeve në nevojë, synohet ideja e një ekonomie të gjerë sociale.

Bashkim Sykja, kreu i Departamentit të Sipërmarrjes pranë MZHETTS tregon për Monitor se ideja fillestare është që t’i shërbejë interesit të komunitetit, se sa maksimizimit të fitimit.

Këto ndërmarrje, sipas tij, punësojnë pjesëtarët më në nevojë të shoqërisë (personat e dis-avantazhuar dhe ata të përjashtuar nga pikëpamja sociale). “Në këtë mënyrë, ndërmarrjet sociale kontribuojnë në kohezionin social, punësimin dhe në uljen e pabarazive.”- thekson z. Sykja.

Duke treguar për ligjin që pritet të diskutohet dhe më pas miratohet në Komisionet Parlamentare, z. Sykja thotë se Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka qenë ajo që ka ndërmarrë nismën për hartimin e një ligji të tillë, ku edhe MZHETTS ka dhëne kontributin e saj duke qenë pjesë e një grupi pune në hartimin e këtij ligji.

“Draft ligji i përgatitur duke siguruar edhe asistencën e PNUD-it parashikon rregullat e nevojshme për ngritjen e ndërmarrjeve sociale në Shqipëri. Me miratimin e këtij ligji nga parlamenti krijohen kushtet për ngritjen e ndërmarrjeve sociale në vitet e ardhshme, të cilat mund të jenë në gjendje të punësojnë persona veçanërisht gra, si edhe persona të disavantazhuar. Në hartimin e këtij ligji është shfrytëzuar përvoja e shteteve të tjera evropiane veçanërisht ajo e Italisë dhe Kroacisë.”

Sipas draft-ligjit, për vitin 2017 parashikohen 20 grante me një buxhet total 18 milionë lekë, ndërsa parashikohet të mbështeten 100 vende pune.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button