Kronika

Procedimet penale, Didi urdhër: Policia të monitorojë prokurorinë dhe gjykatat

didiDrejtori i Përgjithshëm i Policisë Artan Didi urdhëron drejtoritë e policisë në qarqe dhe në nivel komisariati që të gjithë punonjësit e policisë që referojnë procedime penale në prokurori, të monitorojnë ecurinë e procedimin sin ë prokurori dhe në gjykata. Kjo bëhet me qëllim forcimin e luftës kundër korrupsionit brenda sistemit të drejtësisë ,si një shqetësim i prekshëm i qytetarëve.

Urdhrin i Drejtorit të Përgjithshëm Nr. 478
Me qëllim analizimin e ecurisë së procedimeve penale, përmirësimin e punës hetimore, ngritjen cilësore të saj dhe rritjen e bashkëpunimit me institucionin e Prokurorisë dhe Gjykatës në luftën kundër korrupsionit brenda sistemit të drejtësisë ,si një shqetësim i prekshëm i qytetarëve, nga ana juaj kërkohet informacion i hollësishëm për:

Konkretisht kërkohet informacion
1. Procedimet penale të filluara nga strukturat e policisë, për të cilat Prokuroria ka vendosur mos fillimin, pezullimin ose pushimin e çështjes.
2. Procedimet penale në fushën e krimeve të hapura, për të cilat Prokuroria ka kërkuar dënimin e autorëve në procedim, dhe Gjykata është shprehur me vendim pafajësie ose vendim pushimi.
3. Procedimet penale në fushën e krimit te organizuar, krimeve financiare dhe krimeve të rënda për të cilat Prokuroria ka kërkuar dënimin e autorëve dhe Gjykata është shprehur me vendim pafajësie ose vendim pushimi. Informacioni kërkohet për të gjitha procedimet e referuara që nga data 1 janar 2014 e në vazhdim.

Tre ditë më parë nëpërmjet një letre ministri i brendshëm i kërkoi presidentit të republikës Bujar Nishani të marra masa konkrete për procedimin disiplinor të gjyqtarëve të cilët sipas Tahirit në më shumë se 25 raste kanë liruar kriminelë të arrestuar nga policia.

Sipas ministrit të brendshëm këto vendime kanë ardhur si rrjedhojë e aferave korruptive në dyert e gjyqësorit, ndërsa theksoi se në këtë mënyrë ulet besueshmëria e qytetarëve tek sistemi i drejtësisë si dhe rritet rrezikshmëria e jetës së komunitetit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button