☁️
Tiranë 10°C · Vranët 16 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 93.77 ▼5%
ARI 5,022 ▼0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $74,026 ▲ +3.3% ETH $2,336 ▲ +9.93% XRP $1.5294 ▲ +7.84% SOL $95.9100 ▲ +8.26%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 93.77 ▼5 % ARI 5,022 ▼0.78 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 93.77 ▼5 % ARI 5,022 ▼0.78 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Prodhimet “Made in Albania”, prezantohen në Panairin Ndërkombëtar të Mobilerise

Tashmë si një traditë 12 vjeçare, ësht çelur edhe këtë vit në Tiranë, Panairi i Mobilerisë “Shqipëria 2015″.

pan2Ky eveniment synon t’u shërbejë zhvillimeve, progresit dhe inovacionit të mëtejshëm në këtë sektor të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare, duke mbledhur aktorët kryesorë që veprojnë në fushën e industrisë së përpunimit të drurit, jo vetëm nga Shqipëria por dhe nga Kosovë, Gjermania, Italia,Suedia, e Finlanda.

Panairi i cili po qëndron i hapur nga data 12 mars deri më 15 mars 2015 në Pallatin e Kongreseve, paraqet kapacitetet dhe mundësitë për zhvillimin e këtij sektori, shkëmbimin e eksperiencave më të mira mes aktorëve brenda dhe jashtë vendit.

Sipas Klajdi Bektashit, drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Prodhuesve të Mobilerisë së Shqipërisë, ideja është që produktet ‘Made in Albania’ në fushën e moblerisë të promovohen në tregun ndërkombëtar dhe pse jo edhe rritjen e eksportit, pasi standardet dhe cilësia janë shumë të arrira.
Bektashi thotë se çdokush mund ta gjejë veten te ky panair; duke filluar që nga një qytetar apo familjar i thjeshtë e deri tek bizneset e ndryshme që janë të interesuar për prodhime të mobilerisë.
Panairi i Mobilerisë Shqipëria 2015,është një organizim i Shoqatës së Prodhuesve të Mobilerisë në Shqipëri ( SHPMSH ) në bashkëpunim me kompaninë Albexpo Group. Në axhendën 3 ditore të Panairit janë planifikuar takime B2B, duke u dhënë mundësinë ekspertëve të fushës të ndajnë eksperiencën e tyre, të shkëmbejnë mendimet, diskutojnë zhvillimet e fundit dhe sfidat e këtij sektori.
Sipas statistikave në vendin tonë ushtrojnë aktivitetin rreth 1900 biznese nga të cilat 40 % janë biznese të mëdha dhe 60 % biznese të vogla. Numri i të punësuarve në këto biznese është mbi 50. 000 punonjës. Aktiviteti i tyre përfshin prodhimin e mobiljeve të banesave, hoteleve, restoranteve, zyrave, qendrave sportive e kulturore, komplekseve turistike, si dhe prodhimin e dyerve e dritareve.
Një drejtim pozitiv ka marrë prodhimi i banesave prej druri duke përdorur kryesisht lëndë të para importi. Njëkohësisht pozitive ka qenë futja e teknologjive dhe pajisjeve të reja në këtë sektor si rezultat i investimeve private të kryera

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.