🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 17 March 2026
S&P 500 6,722 ▲0.34%
DOW 47,028 ▲0.17%
NASDAQ 22,484 ▲0.49%
NAFTA 95.17 ▲2.93%
ARI 5,004 ▲0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,673 ▲ +0.66% ETH $2,333 ▲ +0% XRP $1.5372 ▲ +0.16% SOL $95.0800 ▼ -0.04%
S&P 500 6,722 ▲0.34 % DOW 47,028 ▲0.17 % NASDAQ 22,484 ▲0.49 % NAFTA 95.17 ▲2.93 % ARI 5,004 ▲0.03 % S&P 500 6,722 ▲0.34 % DOW 47,028 ▲0.17 % NASDAQ 22,484 ▲0.49 % NAFTA 95.17 ▲2.93 % ARI 5,004 ▲0.03 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Profesionet e lira, pensionistet e vetëpunësuar përjashtohen nga kontributet

Pensionistët e vetëpunësuar që ushtrojnë aktivitet si profesionistë të lirë nuk do tu duhet të paguajnë sigurime shoqërore e shëndetësore. Kuvendi miratoi një ditë më parë me shumicë votash projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9136, datë 11.9.2003 ‘Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.

P/ligji i sjellë nga qeveria si qëllim kryesor kishte rregullimin dhe harmonizimin e deklarimit të pagës për efekt të kontributeve shoqërore dhe shëndetësore për tatimpaguesit që ushtrojnë aktivitet ekonomik si profesionistë të lirë, duke synuar diferencimin e pagesës për efekt kontributesh të kësaj kategorie tatimpaguesish nga të vetëpunësuarit e tjerë, duke qenë se edhe statusi ekonomik i kësaj kategorie është më i lartë.

Po ashtu përmes rregullimeve të sjella nga qeveria synohet që të hiqet detyrimi ligjor i pagesës së kontributeve për personat e papaguar të familjes të cilët punojnë në një biznes familjar dhe lihet në vullnetin
e tyre derdhja e kontributeve.

Por gjatë diskutimeve të p/ligjit në komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave u propozua dhe heqja e detyrimit të pensionistëve që ushtrojnë aktivitet si profesionistë të lirë për të paguar sigurime nëse vetëpunësohen. Ndryshimet e propozuara u miratuan ditën e djeshme në seancën plenare të radhës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.