☁️
Tiranë 12°C · Vranët 19 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 98.38 ▲3.06%
ARI 4,711 ▼3.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
₿ CRYPTO
BTC $70,458 ▼ -5.11% ETH $2,183 ▼ -6.38% XRP $1.4665 ▼ -3.9% SOL $89.8800 ▼ -4.7%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 98.38 ▲3.06 % ARI 4,711 ▼3.78 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 98.38 ▲3.06 % ARI 4,711 ▼3.78 %
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
19 Mar 2026
Breaking
roze

“Profesionet që tradhtojnë më shumë në Shqipëri”, avokatja: Gjinia më e prekur, me statistika

Në emisionin Mes’dritë në Vizion Plus, avokatja e atashuar pra një zyre detektivësh privat në kryeqytet, Sara Demrozi foli për fenomenin e tradhtisë në Shqipëri, duke ndarë përvojat e saj dhe statistikat më të fundit.

Ajo theksoi se profesionet që kërkojnë angazhim të madh dhe orë të gjata pune janë më të rrezikuarat për tradhti, pasi krijojnë lidhje emocionale me kolegët.

Personat që punojnë për orë të gjata kanë mundësi të lidhen emocionalisht më shumë sesa ata që nuk angazhohen kaq shumë. Ndër këta janë mjekët dhe infermierët, me një përqindje rreth 30-35%,” tha Sara Demrozi.

Ajo shtoi se profesionet e tjera që shfaqin rrezik më të lartë janë biznesmenët, femrat që merren me menaxhim biznesi, si dhe pilotët dhe stjuardesat që udhëtojnë shpesh. “Showbizi është ndryshe, vetëm 10-15% e rasteve vijnë nga ky sektor,” sqaroi ajo.

Sa i përket gjinisë, Demrozi tha se tek mjekët, femrat tradhëtojnë më shumë, ndërsa në profesionet e tjera dominojnë meshkujt. “Sigurisht që stigma është më e fortë për femrat, por akti i tradhtisë në vetvete nuk është më i rëndë për njërin apo tjetrin,” shtoi ajo.

Avokatja tregoi gjithashtu se detektivët privatë mund të ndihmojnë në zbardhjen e tradhtisë, me tarifa që fillojnë nga 80 euro për orë, varësisht nga kompleksiteti i hetimit. “Pjesa më e madhe e klientëve janë meshkuj që duan të dinë për lidhjet e gruas së tyre, por kemi pasur edhe raste ku gratë dyshojnë për partnerët e tyre,” tha ajo.

Sara Demrozi ndau një rast të pazakontë ku një burrë që jetonte në Amerikë zbuloi përmes detektivit privat se e dashura e tij kishte një lidhje paralele me shokun e ngushtë në Tiranë. “Ky rast ishte i veçantë sepse tradhtia ndodhte brenda një rrethi familjar, dhe dhimbja emocionale ishte e trefishtë,” shpjegoi ajo.

Avokatja theksoi rëndësinë e komunikimit për të shmangur tradhtinë: “Ajo që ekspertët e marrëdhënieve dhe shëndetit mendor thonë është se komunikimi është çelësi për një marrëdhënie të shëndetshme. Çiftet duhet të flasin për pakënaqësitë përpara se të ndodhë akti i tradhtisë.”

Në fund, Sara Demrozi nënvizoi se tradhtia nuk ka moshë, dhe se rrjetet sociale dhe aplikacionet si Instagram, Snapchat apo Tinder po ndikojnë në mënyrën se si lidhen çiftet, duke e bërë besnikërinë më të vështirë për të ruajtur. “Indeksi i divorcit është rritur dhe marrëdhëniet po bëhen më komplekse,” përfundoi ajo.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.