☁️
Tiranë 15°C · Vranët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,843 ▲ +0.61% ETH $2,002 ▲ +0.11% XRP $1.3349 ▼ -0.29% SOL $82.4600 ▼ -0.31%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Bota

Programi bërthamor i Iranit, negociata të ethshme në Zvicër

Orët e mbetura nga skadimi i afatit për një marrëveshje bërthamore me Iranin do të shfrytëzohen maksimalisht në Lozanë të Zvicrës në përpjekje të intensifikuara diplomatike për të mos e lënë këtë mundësi të humbasë.

irani-bisedimetDeri tani, janë hedhur hapa të rëndësishëm përpara drejt një ujdie me Republikën Islamike për kufizimin e zhvillimit të programit të saj bërthamor. Megjithatë, një marrëveshje përfundimtare ende nuk ka. Diplomatët pohojnë se Teherani ka shfaqur vullnetin të pakësojë numrin e centrifugave bërthamore në më pak se 6 mijë dhe të dërgojë pjesën më të madhe të rezervave të uraniumit të pasuruar në Rusi për magazinim.

Nga ana tjetër, fuqitë botërore që po negociojnë me të (Britania, Kina, Franca, Rusia, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës) janë duke shqyrtuar mundësinë që regjimit të ajatollahëve t’i lejohen provat bërthamore për qëllime mjekësore në një kompleks nëntokë. Kufizimet mbi veprimtarinë bërthamore të këtij vendi mund të zgjasin e pakta një dekadë e përfshijnë edhe inspektime të rrepta të ndërkombëtarëve.

Negociatorët janë sot më pranë se kurrë arritjes së një zgjidhjeje të ngërçit 12-vjeçar mbi programin nuklear të Iranit. E megjithatë, ujdi ende nuk ka dhe askush nuk mund ta thotë me siguri të plotë nëse do të ketë një pajtim të palëve përpara skadimit të afatit të ditës së martë. Ekzistojnë akoma mosmarrëveshje të pasheshuara mbi kohëzgjatjen e kufizimeve ndaj Republikës Islamike dhe shpejtësinë e heqjes së sanksioneve.

Deri nesër, ministri i Jashtëm iranian, Javad Zarif, dhe përfaqësuesit e tjerë duhet të bien dakord mbi një kornizë politike e cila t’i hapë rrugën bisedimeve të karakterit teknik. Nga të dyja palët, në tryezën e negociatave pretendohen vendime të vështira, por të gjithë thonë nga ana tjetër se janë atje me shpresën që të arrijnë një marrëveshje e të çelin kështu një kapitull të ri të historisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.