Bota

Programi bërthamor, Irani: Marrëveshja, më pranë se kurrë

Marrëveshja mes fuqive të mëdha dhe Iranit në lidhje me programin bërthamor të Teheranit nuk ka qenë kurrë më afër se kaq.

Ministri i Jashtëm iranian, Javad Zarif, përmes Youtube përcjell një mesazh optimist për gjetjen e një ujdie mes palëve sa i përket programit bërthamor të Teheranit. Ai thotë se palët nuk kanë qenë kurrë më pranë në qëndrime se sa ky moment dhe vë në dukje se programet bërthamore janë kërcënim për të gjithë njerëzimin, jo vetëm për Iranin.

“Kërcënimi me të cilin ne përballemi, them ne sepse askush nuk është i kursyer prej këtij kërcënimi, mëshirohet plotësisht tek njerëzit me uniforma e me maska, që shmangin shndërrimin e njerëzimit në gërmadhë. Për këtë sfidë të re janë të domosdoshme qasje të reja”, thotë Zarif.

Perëndimi kërkon garanci prej Iranit se programi i tij bërthamor nuk po zhvillohet për qëllime luftarake, ndërsa Teherani kërkon heqjen e sanksioneve ndërkombëtare që kanë topitur ekonominë e vendit prej vitesh tashmë.

Bisedimet po zhvillohen me një intensitet të lartë në Vjenë, pavarësisht tejkalimit të 30 qershorit, datë që palët e kishin vendosur më herët si objektiv për gjetjen e gjuhës së përbashkët.

“Më shumë se 90 për qind e tekstit të marrëveshjes ka përfunduar dhe palët kanë rënë dakord. Mbetet një pjesë e vogël”, deklaron përfaqësuesi rus në bisedime, Sergei Ryabkov.

Çështjet më të rëndësishme ku kanë ngecur palët lidhen me kohën e lehtësimit të barrës së sanksioneve për Teheranin. SHBA këmbëngul për një periudhë më të vonshme, ndërsa iranianët kërkojnë lehtësim të menjëhershëm të tyre.

Ndasi ka edhe për inspektimin e impianteve bërthamore dhe aksesi që do të kenë inspektorët e Kombeve të Bashkuara në terren.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button