☁️
Tiranë 9°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.17 ▲0.78%
ARI 4,739 ▲1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $68,285 ▲ +1.66% ETH $2,113 ▲ +3.8% XRP $1.3450 ▲ +1.46% SOL $83.3500 ▲ +0.8%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.17 ▲0.78 % ARI 4,739 ▲1.29 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.17 ▲0.78 % ARI 4,739 ▲1.29 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
01 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Programi i Rindërtimit: Lehtësi fiskale për kompanitë, jo gjoba e kontrolle për bizneset e dëmtuara

Kompanitë që do të përfshihen në procesin e rindërtimit do të përjashtohen nga një sërë taksash, përfshirë edhe pagesën e tatimit mbi vlerën e shtuar, ndërsa lehtësi fiskale do të ketë dhe për bizneset që operojnë në zonat e prekura më tepër nga tërmeti si Durrësi, Tirana apo Lezha.

Drejtori i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera në një intervistë për ATSH-në bën të ditur se këto biznese do të përjashtohen nga TVSH prej 20 % , taksa në infrastrukturë dhe taksa doganore.

“Në buxhetin e vitit 2020 parashikohen fonde që do të shkojnë drejt Programit të Rindërtimit për të eliminuar pasojat e tërmetit të 26 nëntorit. Me qëllim reduktimin e kostove të rindërtimit dhe për të dhënë më tepër produkt, apartamente apo shtëpi për të prekurit nga tërmeti janë parashikuar një sërë lehtësish. Importi i shtëpive të gatshme,  materialeve apo komponentëve për ndërtimin e tyre do të jetë i përjashtuar nga TVSH dhe taksa doganore. Do të importohet me një kosto 20% më të ulët”, – tha Lera.

Lera shpjegoi se edhe procesi i ndërtimit të apartamenteve të reja, pasi siç është deklaruar do të ndërtohen blloqe të reja banimi, do të jetë i përjashtuar nga TVSH si në imput, pra materiale që do të përdoren për ndërtim e tyre, ashtu edhe në output,  pra në situacionimin e punimeve.

“Qëllimi kryesor është të reduktohet kosto e ndërtimit dhe të jepet sa më shumë produkt në numër, apo sipërfaqe nga tërmeti i 26 nëntorit”,- shprehet ai.

Sipas Lerës, po ashtu lehtësi ka edhe për bizneset e dëmtuara nga tërmeti në qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë.

Për subjektet në pamundësi financiare, tha ai, do të shtyjmë deri në dy vite pagesën e tatimeve

“Nëse do të ketë probleme për pagesën e detyrimeve tatimore, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka udhëzuar që këto biznese të deklarojnë nëse kanë aktivitet në këto periudha, ndërsa pagesën mund të shtyjnë gjatë muajve të rimëkëmbjes”, – u shpreh Lera.

Sipas tij, ka një nen për pagesën e pagimit me këste, sipas të cilit i jepet e drejta çdo tatimpaguesve që për raste të veçanta të mund të shtyjë deri në 2 vjet pagesën e tatimeve.

Lera bëri të ditur po ashtu se në bizneset që ndodhen në zonat e dëmtuara do të pezullohet çdo kontroll apo verifikim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.