☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 89.24 ▼3.37%
ARI 4,553 ▲3.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,201 ▲ +1.06% ETH $2,172 ▲ +1.38% XRP $1.4214 ▲ +0.55% SOL $92.6800 ▲ +2.62%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 89.24 ▼3.37 % ARI 4,553 ▲3.42 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 89.24 ▼3.37 % ARI 4,553 ▲3.42 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Kronika

Programit Erasmus +, 15 studentë fitojnë bursa studimi jashtë vendit

Ministrja-e-Arsimit-dhe-Sportit-Lindita-Nikolla-në-ceremoninë-e-organizuar-me-rastin-e-përfitimit-të-bursave-të-studimit-nga-15-studentë-shqiptarë-për-vitin-akademik-2014-2015-Foto-A Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla ishte sot e pranishme në ceremoninë përshëndetëse të 15 studentëve shqiptarë që kanë fituar bursa studimi, për vitin akademik 2014-2015, në kuadër të programit “Erasmus +”.

Takimi i organizuar në qëndrën e Informimit të Bashkimit Evropian, ditën e sotme, solli në vëmëndje studentë, të cilët shprehën konsiderata dhe falenderimin ndaj Komisionit Evropian.

Sipas përfaqësuesit të delegacionit të KE, Clive Rumbold,

Nga ceremonia e organizuar nga Delegacioni i Komisionit Evropian në Shqipëri me rastin e përfitimit bursave të studimit nga 15 studentë shqiptarë për vitin akademik 2014-2015 Foto Agim Dobi  (1)

Nga ceremonia e organizuar nga Delegacioni i Komisionit Evropian në Shqipëri me rastin e përfitimit bursave të studimit nga 15 studentë shqiptarë për vitin akademik 2014-2015 Foto Agim Dobi (1)

programi Erasmus + ofron mundësi të ndryshme për arsimin, trajnimin, për të rinjtë, sportin, për të marë përvojë pune, por edhe për të bërë punë vullnetare jashtë vendit. Duke iu referuar studentëve, ai nënvizoi se dëshiron suksesin e tyre për të mundësuar Integritetin Evropian, në Universitetet prestigjoze për të nderuar arsimin shqiptar.

Ministrja Nikolla tha se qeveria shqiptare është dhe mbetet e angazhuar për të krijuar mundësi për  shkëmbime eksperiencash ndërmjet studentëve shqiptarë dhe atyre të huaj, përmes përfshirjes në programe evropiane.

“Ju do të keni mundësi të përjetoni  një eksperiencë mjaft të dobishme shkëmbimi. Padyshim, kjo më bën që dhe unë të ndihem krenare që studentë si ju përmbushin denjësisht standardet e kërkuara nga institucionet evropiane të arsimit të lartë. Por sukseset tuaja nuk duhet të mbeten individuale. Ato do të transformohen në standarde, si garanci të cilësisë institucionale të universiteteve shqiptare”, tha Ministrja Nikolla.

Shqipëria duhet të bëhët atraktive për studentët europianë” nënvizoi ajo.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla në ceremoninë e organizuar me rastin e përfitimit të bursave të studimit nga 15 studentë shqiptarë për vitin akademik 2014-2015 Foto Agim Dobi

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla në ceremoninë e organizuar me rastin e përfitimit të bursave të studimit nga 15 studentë shqiptarë për vitin akademik 2014-2015 Foto Agim Dobi

“Nënshkrimi i marrëvshjve ndërmjet Komisionit Europian dhe Shqipërisë për programin që janë bërë pjesë, do të ketë mundësi të reja më të mëdha për studentët shqiptarë. Mbështetja fillon që nga niveli bachelor, doktoraturë dhe kërkim shkencor. Një tjetër lajm i mirë është që ky program dyfishoi numrin shkëmbimit , duke mbështetur stabilitetin edhe përmes projekteve që universitet tona do të formulojnë me homologët perëndimorë për rritjen e kapaciteve”, sqaroi ministrja Nikolla. Në këtë program studimi do të kenë mundësi të jenë pjesë edhe 50 studentë të tjerë që janë në pritje të pergjigjeve.

Studentët janë diplomuar si në vijim: 6 nga Universiteti i Tiranës, 6 Universiteti Politeknik i Tiranës, 1 nga Universiteti i Mjekësisë, 1 nga Universiteti Europian i Tiranës dhe 1 nga Universiteti Epoka.

Bursat janë për studime në shtete si, Franca, Gjermania, Spanja, Anglia, Hollanda, Suedia, Norvegjia, Italia. Studimet janë të gjitha në fushat e avancuara të inxhinierisë dhe të shkencave të natyrës përveç një në juridik/ekonomi. MAS ka nënshkruar në 19 qershor marrëveshjen me Komisionit Evropian për pjesëmarrjen e Shqipërisë në programin “Erasmus+”, programi i BE-së për arsimin, trajnimin, rininë dhe sportin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.