☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 13 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $76,720 ▼ -0.8% ETH $2,480 ▼ -2.08% XRP $1.3425 ▼ -1.9% SOL $99.7600 ▼ -2.21%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
13 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

Projekt-paketa fiskale 2023 parashikon gjoba rekord deri në 13 mijë euro për bizneset e mëdha

Kjo është gjoba më e lartë që është parashikuar ndonjëherë për bizneset në historinë e pas tranzicionit.

Propozimi u bë nga Ministria e Financave në projekt paketën fiskale 2023, e cila parashikon një ndryshim në ligjin e procedurave tatimore, i cili synon dhjetëfishim të gjobave për mos- lëshimin e faturave për furnizim, pagesë apo pranim të mallrave apo shërbimeve në rastet e parashikuara në germën a, të pikës 3 të nenit 123 për tatimpaguesit e tatimit mbi fitimin korporativ. Sipas ndryshimeve të propozuara, “për tatimpaguesit e tatimit mbi fitimin korporativ ishte 150,000 lekë, bëhet 1,500,000 lekë.” 

Sakaq pika 3 germa A në nenin 123 i procedurave tatimore aktualisht thotë: “Për tatimpaguesin, i cili, për herë të dytë brenda vitit kalendarik, kryen një shkelje, merren edhe masat e mëposhtme:  

gjobë prej 50 000 lekësh për tatimpaguesit e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël pa TVSH-në; 100 000 lekë, për tatimpaguesit e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël me TVSH-në; 150 000 lekë, për tatimpaguesit e tjerë të regjistruar për tatim fitimi dhe TVSH-në”. 

Në këtë nen ndryshon penaliteti për biznesin i madh i cili dhjetëfishohet. Me ketë ndryshim Ministria e Financave synon të disiplinojë bizneset për përdorimin e faturave fiskale.

Ministria e Financave synon që të aplikojë gjobën e dhjetëfishuar tek bizneset e mëdha dhe nëse e përsërisin shkeljen.

Sipas ligjit aktual të Procedurës Tatimore, Personi, i cili është subjekt i lëshimit të faturës ose i faturës shoqëruese, në përputhje me legjislacionin në fuqi për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit dhe për TVSH-në, kryen shkelje nëse;

-Nuk lëshon faturë për çdo furnizim të mallrave ose të shërbimeve në Republikën e Shqipërisë;

-Nuk lëshon faturë për çdo pagesë të bërë përpara furnizimit të mallit ose përpara përfundimit të shërbimit

-Nuk lëshon faturë për çdo pranim të mallrave ose të ofrimit të shërbimit, nëse është subjekt i “vetëfaturimit”;

-Nuk lëshon faturë në kohën e furnizimit të mallrave ose shërbimeve ose brenda afateve kohore të parashikuara që përbëjnë përjashtim të këtij rregulli;

-Lëshon faturë që nuk përmban të gjitha elementet e përcaktuara të faturës; dh) faturën që lëshon për pagesat me para në dorë dhe, në raste të veçanta, faturën për pagesat pa para në dorë, nuk i shtyp në letër e nuk zbaton procedurën e fiskalizimit, si dhe nuk i dorëzon faturën blerësit në kohën e furnizimit;

-Shuma e parave në dorë të arkëtuara mbi maksimumin e arkës ose nëse shuma totale, në rastet e përcaktuara, nuk depozitohet në një llogari të hapur në bankë, jo më vonë se fundi i ditës së ardhshme të punës;

Nuk lëshon faturë shoqëruese për çdo lëvizje të mallrave nga një vend në tjetrin pa tjetërsim të pronësisë ndaj mallrave.

Tatimpaguesit e regjistruar me përgjegjësinë tatimore të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël, të cilët nuk janë të regjistruar për TVSH-në, dhe tatimpagues të tjerë dënohen me gjobë prej 25 000 lekësh.

Tatimpaguesit e regjistruar me përgjegjësinë tatimore të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël dhe për TVSH-në, dënohen me gjobë prej 50 000 lekësh, por jo më pak se vlera e TVSH-së së munguar.

Tatimpaguesit e regjistruar me përgjegjësinë tatimore të tatimit mbi fitimin dhe për TVSH-në dënohen me gjobë prej 75 000 lekësh, por jo më pak se vlera e TVSH-së së munguar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.