Ekonomia

Projekti “100 fshatrat”, nga Lazarati tek Valbona dhe Boboshtica, harta e plotë

Qeveria ka deklaruar tashmë nismën e saj për mbështetjen e ekonomisë jobujqësore në të paktën 100 fshatra të cilat do të jenë pjesë e një program 4 vjeçar. Së fundmi nga 188 fshatra të propozuar Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka mbyllur listën me të përzgjedhurit ku bien në sy një pjesë e mirë e fshatrave që njihen si destinacione turistike NGA Dardha, Voskopoja, Razma apo Bosboshtica. Në këtë listë nuk mungojnë as fshatra të tjerë që në lajme I kemi dëgjuar për gjithçka përveç turizmit si Lazarati apo Kalivaçi. Mëposhtëm lista me 100 fshatrat ku do shtrihen investimet dhe mbështetja në programin 4 vjeçar.

 Lista me 100 fshatrat

  1. Shkodër , Malësi e Madhe

Lëpushë, Razëm/Vrith, Theth, Drisht, Qelëz, Kryezi, Mjedë, Zogaj

  1. Kukës, Tropojë

Valbonë, Cahan, Shtiqen, Shishtavec

  1. Lezhë

Fishtë, Ishull-Lezhë, Orosh, Skuraj, Kukël,

  1. Dibër , Bulqizë

Radomirë, Bushkash, Rabdisht, Zerqan, Guri i Bershë,

  1. Durrës, Krujë

Halilaj, Shetaj, Radë, Metaliaj, Shënvlash, Gjepalaj

  1. Tiranë, Kavajë

Prezë, Marikaj, Shesh, Laknas, Shëngjergj, Pëllumbas, Pezë, German, Karpen, Vilë Bashtovë

  1. Elbasan, Librazhd

Stëblevë, Dardhë, Rrajcë, Skënderbej, Shushiucë, Gjinar, Shënavlash, Sotirë, Shtremen, Pajovë, Seferan

  1. Lushnjë, Fier

Goricaj, Krutje, Ardenicë, Libofshë, Luar, Siceqë, Hekal, Çakran

  1. Berat, Skrapar, Kuçovë

Kozarë, Malas Breg, Roshnik, Qafë Dardhë, Kapinovë, Blezenckë

  1. Vlorë, Sarandë

Zvërnec, Drashovicë, Plloçë, Kaninë, Dhërmi/Vuno, Kuç, Lukovë, Rusan, Çukë, Mesopotam, Mursi

  1. Gjirokastër

Kalivaç, Nivicë, Peshtan, Kosinë, Malëshovë, Leuse, Antigone, Zhulat, Dhoksat, Lazarat, Nepravishtë, Sotirë

  1. Korçë, Pogradec

Lin, Tushemisht, Gurras, Zvirinë, Zaroshkë, Voskopojë, Boboshticë, Dardhë, Arrëz, Nikolicë, Rehovë, Borovë,

Çfarë është Programi i Integruar për Zhvillimin Rural

Programi i Integruar për Zhvillimin Rural (PIZHR) – Programi i 100 fshatrave synon të koordinojë ndërhyrjet zhvillimore në hapësirën rurale të 100 fshatrave, përcaktuar në shtojcën B të kësaj strategjie, sipas qasjes ndërsektoriale dhe me shumë aktorë, duke u shkëputur nga ndërhyrjet e copëzuara dhe me qasje strikte sektoriale, që po ndodhin apo pritet të ndodhin në vend. Qasja e integruar për zhvillimin rural do të targetojë objektiva të matshëm për zhvillimin e hapësirës rurale, nëpërmjet fokusit të qendërzuar (programim i integruar dhe i koordinuar) i investimeve publike, atyre të donatorëve dhe investimeve private, në hapësirën e mirë përcaktuar të 100 fshatrave, me potenciale të larta zhvillimi ekonomiko-social, agroturizmit dhe turizmit rural, natyrës dhe mjedisit si dhe të trashëgimisë kulturore.

  1. ii) Objektivat e Programit

PIZHR do të programojë ndërhyrjet me investime të integruara në zonat e përcaktuara (100 fshatra), nëpërmjet 3 objektivave si më poshtë:

  1. a) Përmirësimi i infrastrukturës publike(mbështetja për infrastrukturë rrugore, rivitalizime hapësirash publike/urbane, infrastrukturë komunitare, shërbime publike, infrastruktura mjedisore, turistike, monumente të trashëgimisë kultutrore, qendra multifunksionale komunitare, peizazhi mjedisor etj.)
  2. b) Zhvillimi ekonomik nëpërmjet diversifikimit të aktiviteteve ekonomike( përmirësimi i potencialit turistik në hapësirat rurale, agroturizëm dhe turizëm rural, investimet në përmirësimin e shërbimeve tregtare, investime ne prodhimin e produkteve tradicionale dhe shërbime te tjera ekonomiko-financiare etj. Mbështetja për inkubatorë të produkteve rurale tradicionale, promovim dhe marketim të zonave rurale, shërbime transporti, panaire dhe festat lokale etj.)
  3. c) Zhvillim i kapitalit social dhe njerëzor,(mbështetje për krijimin e rrjeteve rurale, grupeve lokale të veprimit si dhe shoqërinë civile në zonat rurale, trajnim profesional për të rinjtë dhe gratë, mbështetje të trashëgimisë kulturore, mbështetje për promovimin e traditave dhe jetesës në fshat, etj.)

“Programi i Integruar për Zhvillimin Rural –Programi i 100 fshatrave”, do të zbatohet në periudhën 2018-2020.

Harta me fshatrat 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button