☁️
Tiranë 10°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.61 ▲1.21%
ARI 4,706 ▲0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,218 ▲ +1.02% ETH $2,109 ▲ +2.37% XRP $1.3402 ▲ +1.25% SOL $83.4100 ▲ +0.28%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.61 ▲1.21 % ARI 4,706 ▲0.58 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.61 ▲1.21 % ARI 4,706 ▲0.58 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Projekti për sigurinë e digave, BB: Afati mund të rishikohet, pati vonesa në zbatim

Banka Botërore e cila po mbështet prej vitit 2008 një projekt për sigurinë e digave ka bërë rishikim për fazën më të fundit të tij duke nënvizuar ecurinë e ngadaltë në disa pjesë duke sqaruar edhe arsyet nga ka ardhur kjo. Banka në dokumentin e saj nënvizon se pas fillimit të punimeve në prill 2019 kontraktori për rehabilitimin e portave të shkarkimit Ciltug nga Turqia po përparon me rehabilitimin e tuneleve të shkarkimit në të dy hidrocentralet. “Në HEC-in e Komanit aktivitetet rehabilituese të në portat e shkarkimit numër 4 janë kompletuar në një pjesë të madhe dhe përgatitja për punimet në portën e sigurisë numër 3 ka filluar gjithashtu. Në fillim pas nxjerrjes së plotë të portës së sigurisë numër 4 u konstatua se ishte në kushte shumë të këqija. Punimet në vijim përfshinin riparime, testime, lyerje me bojë e të dyja anëve të portës së sigurisë pastrim i pjesës së hekurit që ndodhet nën ujë si dhe riparime të mekanizmit çikrik. Aktiviteti kryesor në pritje është saldimi nënujor i pjesës fundore që bën puthitjen, aktivitet që kërkon një koordinim të ngushtë me departamentin për prodhimin në Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare. Në mënyrë që të garantohet siguri për impiantin e energjisë për të siguruar kapacitet të mjaftueshëm shkarkimi në çdo moment të punëve rehabilituese punime të mëdha në portën e sigurisë numër 3 do të nisin sapo të përfundojë ato në atë 4” vlerëson raporti.

Afati i kompletimit mund të shtyhet, ka vonesa

Banka nënvizon se projekti mund të ketë shtyrje të afatit të tij fillestar për shkak të disa vonesave por që kjo do të vendoset me siguri në prill të vitit 2020 kur situata të jetë më e qartë.

“Kjo do të bëjë të mundur që të paktën njëra nga portat e shkarikimit të jetë plotësisht operacionale gjatë punimeve rehabilituese. Në hidrocentralin e Fierzës punimet filluan në fund të gushtit 2019 gati katër muaj më vonë se parashikimi për shkak të paaftësisë për të punuar në tek pjesa e shkarkimit pasi niveli i rezervuarit ishte mbi atë të nevojshëm për këto punime. Aktualisht punimet po fokusohen tek porta e sigurisë në tunelin e shkarkimit numër 3 me një çmontim të plotë të portës si dhe riparime të asaj të sigurisë si strukturë si dhe me mekanizmin e ulje-ngritjes.  Inspektimi fillestar në portat e sigurisë në Fierzë tregon kushte shumë më të mira sesa ato në HEC-in e Komanit.

Edhe pse punimet rehabilituese në HEC-e po ecin mirë ka të ngjarë që për shkak të një sërë vonesave në rehabilitimin e portave të sigurisë dhe atyre të shkarkimit nuk mund të kompletohen në fund të dhjetorit 2020. Gjithsesi ky është një afat në tentativë për të përfunduar zbatimin por do të riadresohet sërish në prill 2020. Në atë kohë progresi i zbatimit të projektit duhet të jetë domethënës dhe statusi i tij do të kapë më shumë të dhëna për një vendim.

KESH dhe ekipi i bankës nënvizuan se afati i zgjatur mund të arrihet vetëm në rast të një koordinimi efektiv mes një sërë departamentesh brenda Korporatës, përfshije njësinë e menaxhimit të projektit, departamentin e gjenerimit, mirëmbajtjes si dhe atë të sigurisë ë digave. Kushti kërkohet  Koordinimi kërkohet për të mbajtur nivelin e ujit në rezervuar sipas skedulit të rënë dakord. Kjo do të mundësojë që kontraktori të vijojë me punët rehabiolituese në mënyrë të sigurt dhe sipas planit të rënë dakord” vlerëson BB.

Projekti për sigurinë e digave ka një vlerë rreth 66 milionë dollarë ku pjesa më e madhe i dedikohet punimeve fizike në infrastrukturë dhe vetëm 10.9 milionë USD për asistencën teknike dhe trajnime.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.