Projektiigji “Vetingu”: Bylykbashi, ligj antikushtetues-Majko, u kalua me shumicë votash
Komisioni i posaçëm për reformën në drejtësi, diskutoi gjatë ditës së sotme pr/ligjin “Për vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” dhe miratoi në tërësi të gjithë projekt – ligjin me shumicë votash, ndërsa opozita, ndonese e pranishme nuk mori pjesë në votim.
Relatori në Komisioni i posaçëm për reformën në drejtësi, Pandeli Majko në një prononcim për mediat, pasditen e së martës, u shpreh se: “Në aneksin kushtetues të sapo miratuar, shteti shqiptar në procesin e vetingut që do t’i bëjë të gjithë sistemit gjyqësor dhe prokurorëve ka pranuar në mënyrë kushtetuese praninë e një pale ndërkombëtare. Kështu ne i kërkuam mirëkuptim kolegeve të opozitës në procesin e komenteve që ata kishin bërë për ligjin e vetingut apo të verifikimit. Sot janë miratuar të gjitha komentet e pranuara nga misioni EURALIOS dhe OPDAT dhe dëshiroj të falenderoj opozitën për punën që ofruan për ta bërë ligjin më të mirë”.
“Sot opozita insistoi në qëndrimin e saj dhe në asnjë nen gjatë diskutimit të neneve të vetingut opozita nuk bëri ndonjë akuzë, se ky nen apo ai nen shkelte dispozitën kushtetuese, kundërshtite e opozitës ishin detaje teknike por në fund opozita nuk mori pjesë në votim, duke qenë e pranishme. Kjo është histori politike e saj dhe unë i falenderoj kolegët opozitare. Dua te them se ligji për verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve u kalua me shumicë votash në komision”, theksoi Majko
Nënkryetari i Komisionit për Reformën në Drejtësi, Oert Bylykbashi në prononcim për mediat shfaqi kundërshtite e opozitës, ku tha se: “Opinionet e Partisë Demokratike nuk u reflektuan për asnjë moment në projekt-ligjin e miratuar sot nga Komisioni i Posaçëm, nuk u miratuan sygjerimet e ngritura nga ne dhe nuk u bë as një llojë përpjekje në nivelin e ekspertizës për të bërë reflektimin. Por ajo që është e rëndë dhe e rëndësishme eshtë fakti se Partia Demokratike edhe se propozoi një numër të madh amandamentesh për një pjesë të ligjit, këto amandamente u hodhën poshtë pa asnjë llojë argumenti nga mazhoranca e komisionit sot”.
“Amandametet e propozuara vetëm për një pjesë të ligjit kanë një qëllim të vetëm që ky projekt-ligjë kaq i rëndësishëm nuk ka as stansart ndërkombëtarë, ky projektligj duhet të kthehet në binarë. Pa ardhur në këto binarë ky projekt-ligj që kaloi mazhoranca në komisionin Ad hoc. është antikushtetues dhe jemi të sigurtë se nuk do t’i qëndrojë dot testit kushtetues”, tha Bylykbashi.