☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 102.69 ▼9.08%
ARI 4,797 ▲2.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $71,208 ▲ +3.27% ETH $2,197 ▲ +3.87% XRP $1.3657 ▲ +3.24% SOL $84.5000 ▲ +5.05%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 102.69 ▼9.08 % ARI 4,797 ▲2.4 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 102.69 ▼9.08 % ARI 4,797 ▲2.4 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Kronika

Prokurori i Antimafias italiane në Tiranë: E ardhmja ndërtohet nëpërmjet luftës kundër kriminalitetit dhe korrupsionit

Prokurori i Antimafias italiane, Federico Cafiero De Raho deklaroi sot në Tiranë se “duke qenë i vetëdijshëm për rëndësinë e momentit historik që Shqipëria është duke jetuar, një e ardhme në Europë është një e ardhme që ndërtohet edhe nëpërmjet një lufte të pareshtur kundër kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit”

Prokurori De Raho i bëri këto komente në konferencën “Mjetet në luftën kundër krimit të organizuar: Masat parandaluese pasurore dhe masat brenda sistemit të burgjeve në eksperiencën italiane” duke shtuar se këtë e vërtetojnë ligjet që janë miratuar nga Parlamenti shqiptar si edhe angazhimi i përditshëm i kolegëve, të zyrave gjyqësore italiane që bashkëpunojnë me ata shqiptarë çdo ditë.

Më tej, Prokurori De Raho u shpreh se “bashkëpunimi midis magjistraturës italiane dhe magjistraturës shqiptare do të jetë një ndër më të rëndësishmit dhe domethënës në panoramën ndërkombëtare. Unë garantoj që drejtoria ndërkombëtare kundër mafias dhe antiterrorizmit do të jetë e gatshme për të ofruar çdo mbështetje të mundshme magjistraturës shqiptare”.

“Drejtoria Kombëtare e Antimafias dhe Antiterrorizmit është e gatshme të mbështesë këtë angazhim me çdo mjet dhe një angazhim të plotë”, tha De Raho

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.