Kronika
Prokurori, në burg për dy mijë euro/ Liroi 5 të rinj të arrestuar për hashash
July 3, 2021
0 1 minute read
Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dërgoi në qeli prokurorin e Kavajës, Edmond Karriqi, nën akuzë për korrupsion së bashku me shoferin Isuf Gega, që konsiderohet nga SPAK si personi që negocioi për të liruar pesë persona, të cilët u arrestuan nga policia me 4.5 gramë kanabis.
SPAK këmbëngul se dy të kërkuarit e tjerë Emrijan Dedja dhe Dritan Dedja komunikuan në telefon e më tej zhvilluan takime në qytetin e Kavajës, ku u fol për pagesën.
Madje një kamera sigurie në një qendre tregtare tregon se si Dedja u paraqit ne një ‘exchange’ dhe konvertoi rreth 2 mijë euro.
Pas ketij takimi, Dedja telefonon të atin duke e qetësuar e duke i thënë se pagesa u krye dhe se ai duhej të qetësohej pasi i vëllai do të dilte sa më shpejt.