Kronika
Prokuroria, dy mënyra për arrestimin e Doshit e Frrokut
Pas hapjes së rrugës nga Kuvendi, Prokuroria ka dy mënyra për arrestimin e deputetëve, Tom Doshi dhe Mark Frroku.
Prokuroria mund të nxjerrë urdhër ndalimi të menjëhershëm, apo mund t’i drejtohet Gjykatës së Lartë, për dhënien e masës së sigurisë.
Aktualisht Prokuroria pret dokumentin zyrtar të autorizimit nga Kuvendi.