🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,904 ▲ +0.06% ETH $2,057 ▼ -0.12% XRP $1.3172 ▲ +0.17% SOL $80.3300 ▲ +1.67%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Amerika

Prokuroria e Filadelfisë padit në gjykatë llotarinë e Elon Musk

Prokurori i Qarkut të Philadelphias kërkoi nga një gjykatës i shtetit që të mbyllë shpërndarjen prej 1 milion dollarësh të Elon Musk për votuesit e regjistruar, duke e cilësuar atë si një “skemë lotarie të paligjshme.”

Prokurori Larry Krasner, një demokrat, ngriti një padi civile kundër Musk dhe grupit të tij pro-Trump, America PAC.

“America PAC dhe Musk po mashtrojnë qytetarët e Philadelphias – dhe të tjerë në të gjithë Commonwealth (dhe në shtetet e tjera të lëkundshme në zgjedhjet e ardhshme) – për të dorëzuar informacionin e tyre personal dhe për të bërë një zotim politik në këmbim të mundësisë për të fituar 1 milion dollarë,” thuhet në padi. “Kjo është një llotari. Dhe është padyshim një llotari e paligjshme.”

Një zëdhënës i super PAC-ut të Musk nuk komentoi mbi padinë, por vuri në dukje fituesin e fundit të shpërblimit prej 1 milion dollarësh, një votues i regjistruar nga Hastings, Michigan, i shpallur të hënën.

Në padi, zyra e Krasner argumenton se ligji i Pensilvanisë kërkon që të gjitha llotaritë të “operohen dhe administrohen nga shteti,” dhe shpërblimi prej 1 milion dollarësh i përditshëm i Musk duhet të ndalohet pasi po operon jashtë kufizimeve ligjore.

“Megjithëse Musk thotë se përzgjedhja e fituesit është ‘e rastësishme,’ kjo duket e pavërtetë sepse disa nga fituesit janë individë që kanë marrë pjesë në tubimet e Trump në Pensilvani,” thuhet në padi, duke pretenduar se rregullat e llotarisë janë “mashtruese.”

Çështja bazohet në ligjet e llotarisë dhe mbrojtjes së konsumatorit në Pensilvani. Krasner tha se padia e tij nuk lidhet me ligjet shtetërore dhe federale që ndalojnë blerjen e votave.

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së gjithashtu ka paralajmëruar super PAC-un e Musk se shpërndarja e tij mund të shkelë ligjet federale që ndalojnë ofrimin e parave për regjistrimin e votuesve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.