☁️
Tiranë 9°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 103.26 ▲1.85%
ARI 4,716 ▲0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $67,987 ▲ +0.25% ETH $2,100 ▲ +1.67% XRP $1.3426 ▲ +0.99% SOL $83.2000 ▼ -0.34%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 103.26 ▲1.85 % ARI 4,716 ▲0.8 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 103.26 ▲1.85 % ARI 4,716 ▲0.8 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

Prokuroria pritet të marrë në pyetje deputetët e arrestuar, Doshi e Frroku

Prokurorët e çështjes pritet të marrin në pyetje dy deputetët e arrestuar Tom Doshi dhe Mark Frroku. Megjithsëse në bazë të urdhër-ndalimit, dy deputetët duhet të ishin marrë në pyetje menjëherë pas arrestimit, Prokuroria pritet të nisë sot marrjen në pyetje të Doshit dhe Frrokut. Marrja në pyetje do të bëhet në ambientet e Policisë së Tiranës, ndërsa të pranishëm do të jenë edhe avokatët mbrojtës.

Tom-doshi-1-1024x733Ndërkohë gazetari Spartak Koka raportoi se dy deputetët e kanë kaluar natën të vendosur në dhoma të ndryshme, kjo edhe për shkak se ata kanë pasur një marrëdhënie të tendosur ditët e fundit. Deri tani, nuk konfirmohet të ketë pasur ndonjë problem shëndetësor të dy deputetëve. Ndërkohë pas 48 orëve pritet që gjykata të flasë me një vendim edhe për masën e sigurisë ndaj dy deputetëve. Që në orët e para të mëngjesit të afërm të zotit Frroku kanë qenë të pranishëm pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, gjithashtu edhe familjarë të deputetit Doshi. Mbrëmjen e djeshme kanë sjellë edhe sende të nevojshme që janë të lejuara për Doshin e Frrokun.

Ora 11:34- Mbërrijnë avokatët e deputetit Mark Frroku, Saimir Vishaj dhe Genci Gjokutaj. Pritet të nisë marrja në pyetje, ndërsa ky proves do të nisë së pari me deputetin Tom Doshi.

Ora 11: 32: Mbërrin një prej avokatëve të deputetit Tom Doshi, Ferid Muçaj

Ora 11:20- Mbërrijnë prokurorët Adnan Xholi dhe Altin Binaj në Policinë e Tiranës për marrjen në pyetje të deputetëve të arrestuar Tom Doshi dhe Mark Frroku.

Ora 10:53- Në Policinë e TIranës janë paraqitur 2 oficerët e policisë gjyqësore të Krimeve të Rënda që do të asistojnë në marrjen në pyetje të dy deputetëve. Oficerët janë Joni Keta, Ervin Braha. Pritet të mbërrijnë edhe avokatët e dy deputetëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.