roze
Propozim për martesë në koncertin e Ed Sheeran, përlotet këngëtari
https://www.youtube.com/watch?t=15&v=hIPeUm0KJX8
Gjatë një koncerti në Austin, Texas, ditën e mërkurë, Sheeran ka ftuar në skenë një fans të tij pasi vuri re se ishte duke ia bërë më dorë.
Djali, i cili është ngjitur menjëherë në skenë, rrëmbeu mikrofonin dhe bëri një fjalim përmes të cilit tregoi se ishte me fat që kishte në jetë të dashurën e tij.
“Po mendoj me zë të lartë këtu, ne gjetëm dashurinë aty ku duhet ta gjenim”, tha djali, i cili ka përdorur tekstin e këngëve të Ed gjatë gjithë fjalimit.
Fjalimi sigurisht ka përfunduar me djalin të ulur në gjunjë dhe me propozimin për martesë, ku vajza sigurisht ka thënë “po”. Të gjithë janë përlotur gjatë këtij momenti, përfshi edhe Ed Sheeran.
Një tjetër histori që provon faktin se Ed është një djalë i ndjeshëm.