☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,674 ▲ +0.19% ETH $2,159 ▲ +0.94% XRP $1.4400 ▼ -0.51% SOL $90.3400 ▲ +1.72%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Politika

Protesta e opozitës, Shano: Nuk kërkojmë rrëzimin e Ramës, por zgjedhje të lira

Protesta e opozitës vijon në ditën e tretë të saj, ndërsa në një lidhje për ‘News24’ nga çadra e ngritur para Kryeministrisë Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Dritan Shano tha se opozita kërkon garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, ndërsa 4 muaj kohë janë të mjaftueshme për të mundësuar votimin elektronik.

Gjithashtu Dritan Shano tha se sot po përjeton sërish rrëzimin e bustit të Ever Hoxhës duke iu referuar 20 janarit të para disa viteve.

“Sot po përjetoj sërish përjetimin e rrëzimin të Enver Hoxhës. Nuk është një gëzim që sot përkujtojmë rrëzimin e diktatorit Hoxha, pasi ai bust sot është në zyrën e kryeministrit. Ne kërkojmë garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ne pamë vjedhjen e votave në Dibër.

Thonë që nuk ka kohë për të ndërtuar sistemin elektronik, pasi janë justifikime. Ka 4 muaj kohë dhe mjafton për të ndërtuar dhe realizuar sistemin e votimit elektronik. Ka kohë për të bërë gjera të mira për këtë vend”– tha Shano.

Ndërkohë i pyetur nëse Rama mund të rrëzohet me anë të protestave, Shano tha se nuk është ky synimi, por garantimi i zgjedhjeve të lira.

“Ne do bëjmë tonën. Ne duam zgjedhje të lira dhe te ndershme. Synimi nuk është të rrëzojmë Ramën. Ne duam zgjedhje të lira për të respektuar votat e qytetarëve”- u shpreh Dritan Shano.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.