Politika

Protesta e PD, Basha: Kjo është luftë, luftë do të ketë!

Një luftë e nisur mes shumicës dërrmuese të shqiptarëve ndaj pakicës që mban peng Shqipërinë e ka quajtur këtë të premte Lulzim Basha protestën e opozitës.

“Ky është sistemi kriminal, kasta kriminale, repuvlika kriminale që duhet përmbysur me çdo kusht, me çdo kusht, përmbysur dhe varrosur për ti hapur rrugën një republike të drejtësisë, demokracisë dhe zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Jo kriminelët, jo kodoshbiznesmenët dhe politikanët e korruptuar, kjo nuk është thjesht një protestë, një luftë që ka nisur mes shumicës dërrmuese të shqiptarëve që kanë vendosur ta marrin fatin e tyre në duart e tyre duke marr zgjedhjet në duart e tyre dhe një pakice që do ta mbaj shqipëreinë peng e të burosur duke mbajtur peng zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, tha Basha.

Mjaft i ashpër ka qënë fjalimi i sotëm i Bashës, ku tha se popullit i ka ardhur durimi. “Nëse duan luftë, luftë do të ketë. Shpojini gomat, thyejuni dyert e dritare dhe nxirrini jashtë! Momenti po vjen ku nuk do të gjeni vrimë miu për tu futur, kur zemërata popullore të ngrihet. Ju bëj thirrje të gjithëve të marrim përgjegjësitë tona, të reagojmë orë e minutë për çdo padrejtësi, mos ktheni faqen tjetër por qëllojini me grusht”, tha Basha.

Ai akuzoi qeverinë se tenderat, konçesionet, privatizimet dhe pasuritë e shqiptarëve po ndahen mes katër pesë ‘oligarkëve biznesmenë’ të Edi Ramës, ndërkohë që vendi po zhytet në mjerim.

Related Articles

Nje koment

  1. Basha mos bej thirje fashiste per djegje, perdorim force, shkaterime, thyrje kokash, se dot hash e dote thyesh koken tende/ Sa per koncesjone, duhet hetuar me pare, CEZ, ARMO, ALBETROL, si privatizime strategjike qe deshtuan, pa folur per ato minerare, si dhe kujt ju dhan e kush perfiton, sepse mafjozet e ministrat e saliut dhe i biri i tij shkerdheni, vecse muaren miliona dhe i lan popullit varferin/ Sado ta ngesh zerin, me keq ke per tu fundosur, Sa do te mundoheni ju dhe sali berisha te sillni nje 97 – 98, skini per tja aritur qellimit. Pushteti smeret me pushke dhe me topa ne shekullin e 21, pore me vota. SHkoni ne parlament, miratoni ligjet per te miren e vendit dhe mose bertit per te miren tende. Te ka hyr frika ne palce se e di qe dote humbasesh dhe dote mbetesh me turp perpara shqiptareve, prandaj , jini ber si bisha e terbuar, PS, LSI dhe aleatet e tyre dote japin goditjen vdekjeprurese me 18 Q perershor. Kjo date dote jet fundi pa lavd per ju dhe sali berishen, prandaj bej gati valixhen dhe mbathja ne Holande. Ne si qytetar deshirojm qe kjo qeveri e meriton edhe nje mandat tjeter, per te cuar rrformat aq te domosdoshme per foecimine shtetit ligjor, ritjen e ekonomis dhe integrimin me dinjitet ne BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button