🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 98.63 ▲0.78%
ARI 4,786 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,075 ▲ +1.5% ETH $2,195 ▲ +0.53% XRP $1.3451 ▲ +0.92% SOL $83.3700 ▲ +1.35%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.63 ▲0.78 % ARI 4,786 ▼0.67 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.63 ▲0.78 % ARI 4,786 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Politika

Protesta e studentëve, Mesi: Qeveria, vullnet për zgjidhje të përbashkëta

“Kjo qeveri ka dhënë tashmë provat se kushdo mund të protestojë dhe të shprehet lirisht, sikurse ka reflektuar gjithmonë gatishmëri për të dëgjuar çdo problem dhe gjetur zgjidhje të përbashkëta”.

Kështu deklaroi sot zv.kryeministrja Senida Mesi, e cila mori pjesë në Konferencën Vjetore të Avokatit të Popullit (2018), mbi 70-vjetorin e Deklaratës Universale të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Duke marrë shkas edhe nga zhvillimet më të fundit të protestës së mbajtur nga studentët, Mesi nënvizoi vullnetin e plotë të qeverisë shqiptare për të dëgjuar zërin e kujtdo dhe për të ofruar zgjidhje në drejtim të së mirës së përbashkët.

“Sot, në kuadër të Deklaratës Universale të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, kujtojmë se sa shumë kemi avancuar, kujtojmë që të drejtat e njeriut nuk janë fituar lehtë dhe është detyra jonë që të punojmë të gjithë së bashku në mënyrë konstante për t’i promovuar dhe mbrojtur ato”, tha Mesi.

Shqipëria, tha ajo, “ka përparuar në axhendën e saj institucionale në drejtim të ruajtjes, promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut”.

Vendi ynë, tha Mesi, ka ndërmarrë nisma të shumta për realizimin e parimeve të lirisë, të drejtave të njeriut dhe demokracisë, parime themelore që 25 vjet më parë dukeshin të pamundura për t’u realizuar.

“Si anëtar i NATO-s dhe vend kandidat në BE, si dhe në kuadër të implementimit të “Axhendës 2030” dhe “Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm”, Shqipëria ngelet tërësisht e vendosur në konsolidimin e shoqërisë dhe vlerave demokratike, ku dialogu, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi duhet të jenë bazë dhe qasja e vetme që ne duhet të kemi në dobi të vendit dhe brezave të ardhshëm”, tha zv.kryeministrja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.