Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 25 March 2026
S&P 500 6,586 ▲0.46%
DOW 46,389 ▲0.58%
NASDAQ 21,894 ▲0.6%
NAFTA 90.75 ▼1.73%
ARI 4,513 ▲2.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,905 ▲ +2.16% ETH $2,171 ▲ +2.53% XRP $1.4133 ▲ +1.58% SOL $91.7400 ▲ +3.25%
S&P 500 6,586 ▲0.46 % DOW 46,389 ▲0.58 % NASDAQ 21,894 ▲0.6 % NAFTA 90.75 ▼1.73 % ARI 4,513 ▲2.51 % S&P 500 6,586 ▲0.46 % DOW 46,389 ▲0.58 % NASDAQ 21,894 ▲0.6 % NAFTA 90.75 ▼1.73 % ARI 4,513 ▲2.51 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Politika

Protesta, mbërrin Cage; Greko-amerikani, të dielën në Himarë?

Një projekt prej 3.5 milionë euro për zhvillimin urban të qytetit të Himarës ditën e diel do të pritet me protesta nga banorët e Himarës. Projekti i rregullimit të qendrës së Himarës, do të prekë gjashtë objekte si dhe toka të cilët banorët po e kundërshtojnë.

Ata thonë se kanë pak informacion ose aspak për këtë projekt. Ndërkohë kreu i bashkisë së Himarës Jorgo Goro për Top Channel u shpreh, se çdokush ka të drejtë të protestojë, por ai është një projekt për të gjithë qytetarët.

“Ky projekt i zhvillimit të qendrës së Himarës është një projekt i cili duhet të bëhet për 500-600 familje të tjera , që ata të jetojnë më mirë, dhe mundësi zhvillimi. Po ashtu dhe biznesi në qendër të Himarës do të dyfishohet duke krijuar mundësinë të jetojnë më mirë. Prishjet që do bëhen janë gardhe dhe mure rrethues që janë ngritur në vite dhe me bërjen e këtij projekti për zhvillimin e qendrës së Himarës do të ketë më shumë rrugë, parkime, kënde lojërash për fëmijët,” shprehet Goro duke shtuar se  projekti ka më shumë se dy vite, ndërsa në janar të këtij viti të gjithë banorët janë lajmëruar për këto zhvillime që do të bëhen në qendër të Himarës.

“Nga ky projekt do të preken 6 familje, por zhurma bëhet nga të tjerë që kanë ambicie për të tjera gjëra”, shton Goro.

Projekti do të nis në shtator, dhe pjesa më e madhe e tij  do të  mbarojë për vitin tjetër të sezonit turistik.

Ndërkohë që protesta është njoftuar të dielën në orën 19:00, interesi duket më i madh se zona. Prej disa ditesh në jug të Shqipërisë ka mbërritur edhe greko-amerikani Nikolas Cage.

Cage është i njohur për qëndrimet e tij për Himarën të cilën e quan zonë greke, dhe përpjekjet e tij për autonomi nuk kanë qenë thuajse asnjëherë të fshehta. Lufta e disa tre dekadash për Vorio-Epirin e kanë çuar në përplasje të forta me shtetin shqiptar. Derisa presidenti Berisha e shpalli atë person “non grata” në vitet 90’. Por Cage i përmirësoi marrëdhëniet me Berishën në vitin 2002 duke i përkeqësuar respektivisht me qeverinë Nano.

1 Koment

  • SKENDER-BEU 14 August 2016, 21:46

    KY DUHET TE SHPALLET PERSON NON GRATA NE SHQIPERI DHE TE DEBOHET MOS LEJOHET TE HYJE ME ,OSE TE ARESTOHET SI NXITES TRAZIRASH.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.