Kronika

Protesta te Liqeni, Totozani i rekomandon prokurorisë hetime për dy policë

Avokati i Popullit i ka rekomanduar Prokurorisë së Tiranës nisjen e hetimeve për dy ndihmëspecialistë për hetimin e krimeve të komisariatit nr. 1, për kryerje të veprimeve arbitrare.

Ky rekomandim vjen pas verifikimit të ankesës së disa protestuesve tek Parku i Liqenit Artificial.

“Ndihmes Specialistët e hetimit të krimeve në Komisariatin e Policisë nr.1 Tiranë privuan nga liria  tre shtetas, që shkuan të denonconin një rast dhune mes protestuesve tek Parku i Liqenit, Tiranë”, thuhet në rekomandimin e Avokatit Igli Totozani.

Incidenti ka të bëjë me ngjarjet e 26 marsit tek parku i Liqenit, gjatë protestës së organizuar nga drejtuesit e PD-së dhe anëtarë të shoqërisë civile, ku dhe në pamje u publikua dhunimi i një gruaje.

Avokati thotë se nga hetimi administrativ i kësaj ankese rezulton e provuar se, tre personat e përmendur më sipër ishin paraqitur vetë me vullnetin e tyre në komisariat dhe nuk ishin shoqëruar sikurse pretendonin punonjësit e policisë. Meqënëse nuk është bërë shoqërimi i tyre nga punonjësit e policisë, nuk kishte asnjë arsye ligjore që të përpiloheshin raportet e shoqërimit nga punonjësit e policisë A. G. dhe S. D, për të cilët është rekomanduar dhe nisja e hetimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button