☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,663 ▲ +0.98% ETH $2,318 ▲ +3.25% XRP $1.3718 ▲ +0.81% SOL $86.0900 ▲ +1.1%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kronika

Protestë e të rinjve para ambasadës franceze: Drejtësi për Haradinaj

Nën moton “Drejtësi për Haradinaj” përfaqësues të forumeve politike rinore dhe organizatave rinore të shoqërisë civile u mblodhën mesditën e sotme para selisë së Ambasadës se Francës në Tiranë për të protestuar në mënyrë paqësore në mbështetje dhe për lirimin e Ramush Haradinajt.

Të rinjtë në fjalën e tyre i bënë thirrje autoriteteve franceze të mundësojnë lirimin e menjëhershëm të ish-kryeministrit të Kosovës dhe rikthimin e tij në Kosovë.

Ne sot kërkojmë drejtësi dhe kemi besim se Franca do i thotë ‘JO’ Serbisë. Ne të gjithë bashkë kërkojmë lirimin e menjëhershëm të z. Haradinaj dhe rikthimin e tij në Kosovë”, u shprehën të rinjtë.

Ne besojmë, u shprehen të rinjtë se mbajtja e z. Haradinaj në paraburgim në Francë, për shkak të një fletarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004 është e papranueshme dhe një fyerje për çdo shqiptar.

Ne besojmë po ashtu se është detyrimi ynë që të reagojmë ndaj kësaj padrejtësie që nuk prek një individ, por çdo shqiptar, në Kosovë, Shqipëri, në diasporë. Prandaj ju ftojmë të na bashkoheni edhe ju për të ngritur zërin deri në lirimin e Ramush Haradinaj”, apeluan të rinjtë pjesëmarrës në protestë.

Protesta u mbyll e qetë dhe pa incidente.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.