Kronika

Protestojnë punëtorët e hekurudhave

Punonjës të Hekurudhës Shqiptare janë nisur në drejtim të Tiranës për të protestuar para Ministrisë së Transporteve, në mbrojtje të të drejtave të tyre.

Punonjësit e linjave të hekurta përballen me paga minimale dhe kushte të mjerueshme pune, ndërsa vendet e punës dhe përfitimi i pensionit të pleqërisë duken gjithnjë e më të pasigurta.

Osman Meta, kryetar i Sindikatës së Punonjësve të HSH-së, shprehet: “Problem janë pagat e punonjësve të hekurudhës. Nëse qeveria nuk merr pasa, sindikata jonë do e përshkallëzojë protestën e saj”.

Kërkesat dhe protestat e vazhdueshme të Sindikatës së Punonjësve të Hekurudhës, me seli në Durrës, pavarësisht premtimeve të dhëna nga qeveri të ndryshme për rimëkëmbjen e saj, nuk kanë marrë asnjëherë zgjidhje, ndërsa gjendja ekonomiko-financiare e kësaj ndërmarrjeje, që subvencionohet nga shteti, ka shkuar drejt degradimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button