PS, Balla: Referendumi tregon nivelin e demokracisë në parti
Drejtuesit e Partisë Socialiste kanë nisur një tur sensibilizues për të siguruar një pjesëmarrje sa më të madhe në referendumin e së shtunës.
Nënkryetari grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, koordinator për rajonin Elbasan-Korçë, nga Pogradeci e vlerësoi referendumin si një risi për partitë politike shqiptare dhe i ftoi socialistët pogradecarë mos ta neglizhojnë pjesëmarrjen.
“Është hera e parë që një forcë politike në Shqipëri fton anëtarësinë e saj të votojë në referendum. Qytetarët shqiptarë vetëm Kushtetutën kanë votuar me referendum. Partia Socialiste me këtë akt tregon më së miri nivelin e demokracisë në organizimin e saj”, u shpreh Balla.
Për PS-në, theksoi Balla, nuk është i rëndësishëm rezultati, por pjesëmarrja.